Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar në “Real Story” foli për hetimet dhe zbulimet e bisedave në platformave Enchro Chat dhe SKY. Ai tha se kjo ka dalë në dritë nga hetimet e përbashkëta mes autoriteteve franceze dhe atyre holandeze. Kjo ka çuar më pas në angazhimin e strukturave të Europol dhe Eurojust.
“Nga hetimet e përbashkëta që janë bërë nga xhandarmëria franceze dhe holandeze më pas u formalizuan me një ekip të përbashkët hetimesh, kemi përfshirje të Europol dhe Eurojust, përfshirë dhe vende të tjera. Në fillim ishte përdorimi i platformës Enchro Chat. Llogariten në fakt, nëse i referohemi Enchro, kishte rreth 3 milionë mesazhe në ditë në të gjithë botën”, tha ai.
Ai theksoi se që nga ardhja në detyrë e ministrit Taulant Balla, prioriteti kryesor është vetëpastrimi i Policisë së Shtetit, nga aktorë, të cilët i kanë përdorur platformat e sipërpërmendura.
“Që me ardhjen e ministrit, ai e bëri të qartë se një nga prioritet madhore është vetëpastrimi i Policisë. Unë do të thoja se formulari i vetëdeklarimit është materializimi i vetëpastrimit. E gjithë trupa policore do ti nënshtrohet, AMP dhe Garda e Republikës. Kanë afat 30 ditë për plotësimin e formularëve”, tha ai.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026