10.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

“Si mik e respektoj, por si drejtor më vjen ta rrah”, Majko nxehet me Artan Lamen: Çfarë do bëni me regjistrimin e pronësisë së tokës në Kukës zotëri?!

Në komisionin e Ligjeve, deputeti i PS, Pandeli Majko, i është drejtuar me kritika kreut të Kadastër Artan Lame, lidhur me qarkun e Kukësit.

Ai u shpreh se në raportin e dorëzuar për këtë qark, flitet në përgjithësi dhe se nuk “kupton asgjë”, duke shtuar se ka nevojë që të këtë një pasqyrim më të qartë për sa i përket asaj që po ndodh dhe pritet të ndodhë me regjistrimin e tokës.

Majko nuk i ka kursyer batutat, kur tha se si mik Lamen e respekton dhe e do, por si Drejtor Kadastre, i vjen “ta rrahë”.

“Për zotin Lame kam një respekt shumë të veçantë, dhe është dhe miku im, dhe si mik e dua fort, por si drejtor të Kadastrës është ajo shprehja që kush të do të rreh, dhe më vjen ta rrah faktikisht, kur shoh dhe vlerësoj nga komunikimet situatën e regjistrimit të pronësisë në qarkun Kukës”, u shpreh ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x