Zv/drejtori i Burgjeve, Feim Sufaj, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi se si Ervin Salianji mbolli flokët gjatë kohës që ishte në burg.
“Çdo i burgosur ka dalë për vizita sepse i kufizohet liria, por i gëzon të gjitha të drejtat e tjera. Aktet rregullative i japi akses dhe të drejtë që të shkojë edhe në klinikë private, sigurisht duke marrë masat e sigurisë e duke parë mundësitë tona për të bërë garantimin e tij. Nuk ka kufizim, një person mund të dalë për një trajtim estetik apo emergjent”, tha Sufaj.
Sipas tij, rregullorja e burgut parashikon vizitat në klinika private.
“Aktet rregullative parashikojnë të drejtën e të burgosurit për t’u vizituar në një klinikë private kundrejt shpenzimeve të tij. Ne i kemi kufizuar këto gjëra dhe operojmë me spitale publike, por në rastet e veçanta të shërbimeve që nuk i ofron spitali publik, nuk ka pse ndalohen”, deklaroi Sufaj.
- Pjerin Ndreu: Ja disa arsye dhe shumë përgjegjësi për rikandidimin më 9 maj! - 31/10/2026
- Brigada e kuqe përplaset me guerrilasit blu – Analisti: Lufta për të marrë në kontroll protestën nxjerr në pah krizën e opozitës - 31/10/2026
- Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë - 31/10/2026