6.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Shqipëria me lëndët e saj të para kritike dhe strategjike, si potencial minerar që duhet konsideruar nga BE

Prof. Dr. Sokol Mati*

Këshilltar i Bordit të Drejtorëve – Beralb ShA,

PedagogUniversiteti Politeknik i Tiranes, Fakulteti i Gjeollogjisë dhe Minierave.

 SHQIPERIA DHE POLITIKAT EUROPIANE PER MINERALET KRITIKE (CRM DHE SRM)

Situata aktuale dhe zhvillimi përspektiv në aktivitetin minerar, tregu dhe kërkesat për minerale, sidomos të atyre kritike apo strategjike kërkojnë domosdoshmërisht nje aplikim rigoroz të legjislacionit të miratuar dhe një strategji afatgjatë të përshtatur me reformat politike e institucionale që realizohen në vend në kuadër të prioriteteve strategjike, si turizmi, energjitika, integrimi europian për ta parë industrinë minerare jo thjesht si dëmtuese të mjedisit, por si mbështetje për zhvillim dhe ndihmesë e madhe në zgjidhjen e shumë problematikave, që lidhen me punësimin e aspekte të tjera sociale të rajoneve minerare duke garantuar një mjedis minerar të pastër e të qëndrueshëm. Përmirësimet në strukturat institucionale të shërbimit minerar dhe bazën legale e rregullatore të këtij aktiviteti duhet te krijojnë mundësi per shfrytezim racional te potencialit tone minerar nepermjet  aplikimit korrekt të ligjit, dhe një vizion të qartë për misionin që ka kjo industri në ekonominë shqiptare me moton ”Minerale dhe Energji për një zhvillim të qëndrueshëm”.

Bashkimi Europian ne vleresimin e lendeve te para jo-energjitike, si lende te para kritike apo lende te para strategjike ne Raportin final te vitit 2023, (Study on the Critical Raw Materials for the EU-2023-Final Report),  i pergatitur ne kuader te punes per nje nga tre shtyllat e strategjise se lendeve te para  kritike te nisur ne nentor 2008, (COM [2008] 699 “The raw materials initiative — meeting our critical needs for growth and jobs in Europe”), ka shtuar  dhe metalet baker e nikel.

Lista me 34 mineralet te propozuara si lista e lendeve te para kritike (CRM) per vitin 2023 per Bashkimin Europian.Lista me 34 mineralet te propozuara si lista e lendeve te para strategjike (SRM) per vitin 2023 per Bashkimin Europian.
2023 Lendet e para kritike (shtesat ne kete liste me font italik)aluminium/bauxitecoking coallithiumphosphorusantimonyfeldsparLREEscandiumarsenicfluorsparmagnesiumsilicon metalbarytegalliummanganesestrontiumberylliumgermaniumnatural graphitetantalumbismuthhafniumniobiumtitanium metalboron/borateheliumPGMtungstencobaltHREEphosphate rockvanadium  copper*(bakri)nickel*(nikeli)2023 Lendet e para strategjike (shtesat ne kete liste me font italik)aluminium/bauxitecoking coallithiumphosphorusantimonyfeldsparLREEscandiumarsenicfluorsparmagnesiumsilicon metalbarytegalliummanganesestrontiumberylliumgermaniumnatural graphitetantalumbismuthhafniumniobiumtitanium metalboron/borateheliumPGMtungstencobaltHREEphosphate rockvanadium  copper*(bakri)nickel*(nikeli)

BE per të diversifikuar burimet e furnizimit, garantuar sigurimin e lëndëve të para jo-energjetike për zinxhirët e vlerës industriale të BE-së po ecen me nje strategji aktive duke vleresuar krahas riciklimit, të marrë lëndë të para primare nga BE-ja dhe vendet e treta qe aspirojne të jene ne BE, duke rritur furnizimin e lëndëve të para dytësore përmes efikasitetit dhe qarkullimit të burimeve dhe gjetjen e alternativave ndaj lëndëve të para kritike.

Strategjia e BE per CRM dhe SRM i vlereson lëndët e para thelbësore për transformimin e gjelbër dhe dixhital të Evropës dhe kerkon ti transformoje ato në një forcë strategjike për Evropën duke zvogëluar varësinë e furnizmit, diversifikuar ofertën dhe burimet e furnizimit, me rritjen e minierave brenda BE, investimit në inovacionin në miniera (miniera plotësisht të dixhitalizuara dhe të automatizuara, të cilat do të përmirësojnë efikasitetin, sigurine, do të minimizojnë ndikimin mjedisor dhe do të rrisin pranimin shoqëror të minierave), ne arsimim (zhvillimi i talenteve dhe rritjen e pjesëmarrjes se  fuqisë punëtore evropiane të lëndëve të para, të kualifikuar në miniera të qëndrueshme, shkencën e materialeve dhe teknologjitë e riciklimit), ne zgjerimin e kapacitetit përpunues të mineraleve e materialeve dhe riciklimin qe të nxisë rritjen ekonomike dhe reduktojë ndjeshëm ndikimet mjedisore, duke ndërtuar themelet për një Evropë të qëndrueshme, konkurruese dhe të pavarur. Situata aktuale dhe zhvillimi përspektiv në aktivitetin minerar global, tregu dhe kërkesat për minerale, sidomos të atyre kritike apo strategjike në BE, vendndodhja gjeografike e vendburimeve minerale, do të ushtrojnë presion mbi furnizimin e Evropës me minerale sidomos per lendet e para metalike.

Pare ne ketë kuader duhet, qe strategjia dhe politikat tona minerare te jene ne linje me keto prioritete, si ne aspektet e riciklimit, inovacionit, rritjes se kapaciteteve profesionale por infrastrukturore te institucioneve minerare.

Duke vleresuar potencialin tone minerar dhe mundesite nga ky ndryshim i strategjise se BE, veprimtarite minerare duhet të drejtohen në rritjen e prodhimit të mineraleve (vecanrisht per CRM dhe SRM), nepermjet nje shfrytëzimi racional, ekologjik duke rritur përpunimin e tyre në vend per produkte të gatshme për industritë e ndryshme të makinave, aeronautikës, kimike, etj.

Ne ketë kuader potenciali yne minerar mund të jetë ndihmes ne ketë periudhe negocimi me BE (negocimi i  disa kapitujve si kapitujt 8: Politika e Konkurrencës; 20: Ndërmarrjet dhe Politika Industriale; 25: Shkenca dhe Kërkimi; 27: Mjedisi dhe Ndryshimet Klimaterike), pasi siguria  e furnizimit me lëndë të para minerale kritike është një parakusht për një rritje të qëndrueshme.

Shqiperia me resurset e saj minerale ka shume mundesi per të bere të rendesishem kontributin e saj per lende te para tashme, qe ne listat e CRM dhe SRM jane  shtuar dhe metalet baker e nikel dhe te jete konkuruese me produkte minerare perfundimtare te ketyre metaleve ne tregjet minerare europiane. Kjo do ti jepte vlere të shtuar burimeve tona minerale dhe do të shkonte ne drejtim të nje shfrytëzimi racional të tyre,  inkurajimit  të rritjes së prodhimit dhe perpunimit të xeheroreve metalore, përmirësimit të klimës për investime të huaja, lehtësimit të barrierave administrative, promovimit  dhe mbeshtetjes të bizneseve me vlerë të shtuar jo pengimin e tyre, duke  ruajtur  profesionalizmin dhe rritur transparencën per nje impakt të shtuar ne ekonomi.

Ky orientim i ri ne politikat e BE karshi qasjes per lendet e para kritike na jep mundesi ne vendeve të Ballkanit me nje potencial të vleresuar me vendburime te vogla deri të nivelit të mesem sidomos per bakrin e nikelin, që  të orientojme politikat tona minerare  per te qene koherente me politikat evropiane për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit minerar, me qëllim të garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm e të harmonizuar dhe fitim maksimal të shtetasve shqiptarë.

Ne aspektin e lendeve të para kritike puna jone gjykoj qe duhet të orientohet ne disa drejtime qe lidhen me:

  • mineralet të cilet perfshihen ne ketë listë per të cilet Shqiperia ka nje informacion gjeologjik të reduktuar ose thene me mire jo të plotë dhe të pavleresuar si nga ana gjeollogjike por dhe e rezervave, (si Litiumi, LREE, PGM, etj), ndaj kerkohet ofrim i veprimtarive të kerkim-zbulimit sipas principit “I pari ne kohe I pari ne të drejta”, pjese e legjislacionit minerar pak ose aspak i aplikuar per të eliminuar procedurat burokratike të lejedhenjes apo konkurimit mbi objekte kerkimi pothuaj pa informacion gjeollogjik.
  • disa minerale të tjere pjese të kesaj liste, (si titano-magnetitet, boksidet, vanad, feldshpati, fluorite, mangani, fosforite, etj) per të cilet ka informacion gjeollogjik dhe vleresim të rezervave qoftë dhe sipas standarteve A, B, C1 dhe C2, të realizohet nje rivleresim i rezervave bazuar në sistemet e klasifikimit nderkombetar të rezervave, qe të mund të promovohen, të ketë mundesi të tërhiqen investime si ne drejtim të nxjerrjes se tyre por me teper ne drejtim të perpunimit të tyre me metoda të reja inovative.
  • mineralet si bakri e nikeli ku mund të thuhet se informacioni gjeollogjik apo dhe ai i vleresimit të rezervave ka qene shume me i madh dhe i plotë, puna duhet të orientohet ne perdorimin e metodave inovative ne proceset e perpunimit, riciklimin e mbetjeve minerare, pa lene menjane rivlersim sipas standarteve nderkombëtare të rezervave per te krijuar hapesira dhe iniciuar dialogun e partneriteteve strategjike të BE-së.
  • nje bashkepunim me BE per përfshirje në studime gjeologjike kombëtare dhe rajonale, pjesemarrje aktive ne institucionet euopiane të sektorit minerar për të përmirësuar bazën e njohurive të depozitave minerale, lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe shpërndarjen e të dhënave per rajonin tone dhe me gjere me gjithe BE, ndërtimin e rritjen e kapaciteteve intelektuale por dhe të infrastruktures studimore, përmirësimin e ndërveprimit, shkëmbimin e praktikave më të mira.

MINERALET E BAKRIT DHE NIKELIT NE BALLKAN DHE SHQIPERI

Te dy keta minerale kane rezerva qe konsiderohet deri te nivelit te mesem ne rajonin e ballkanit.

Rezervat e nikelit  per gjithe Ballkanin vleresohen  me 9,596 milion ton metal nikel rezerva gjeollogjike dhe perbejne 1.63% te rezervave boterore te ketij metali.

Përmbledhëse e rezervave të xeheroreve te Fe-Ni dhe Ni-Si, sipas rajoneve ne Ballkan

ShtetetVendosja e objekteve minerareSasia e rezervave gjeollogjike te xeheroreve te nikelit(ne milion ton)Permbajtja e Nikelit(% Ni)Sasia e Nikelit  metal( ne milion ton metal)
ShqiperiaObjektet ne Jug lindje (Bitincke, Kokogllave, Strana, Kapshtica, etj); zonen Qendrore (Librazhd-Pogradec); zonen verilindore (Has-Kukes-Lure)311,701,06%3,30
GreqiaObjektet ne Kastoria, Agios Ioannis, Evia280,601,16%3,25
Maqedonia e VeriutObjektet ne Ržanovo, Takovo, Rakle230,000,48%1,10
SerbiaObjektet ne Mokra Gora ,  Serbine perendimore, rajoni Šumadija150,000,85%1,28
 Bosnia HerzegovinaObjekti ne Vardište67,000,80%0,54
KosovaObjektet ne Çikatova, Glavica10,001,22%0,12
Total Vendet e Ballkanit1 049,300,91%9,596
TurqiaObjektet ne Çaldagˇ, Gördes99,701,03%1,03
Total (Ballkani dhe Turqia)1 149,000,92%10,62

 Rezervat e bakrit  per gjithe Ballkanin vleresohen  me 6,467 milion ton metal baker rezerva dhe perbejne 0,31% te rezervave boterore te ketij metali.

Përmbledhëse e rezervave të xeheroreve te bakrit, sipas rajoneve ne Ballkan

ShtetetVendosja e objekteve minerareSasia e rezervave gjeollogjike te xeheroreve te bakrit(ne milion ton)Permbajtja mesatare e bakrit(% Cu)Sasia e bakrit  metal(ne milion ton metal)
ShqiperiaRajoni Kukesit: Golaj, Nikoliq 1 dhe 2,Krume, Gjegjan, Leproi-Shenmeri, Gdhesht, Gjegjan, Thire; Rajoni Pukes: Munella, Qaf bari, Tuci, Tuci lindor, Paluce, Lak Roshi, Qaf Bari Kcire, Paluce, Rr. Rinise, Fushe Arresi; Rajoni Mirdites: Spac, Reps, Gurth, Maja e madhe, Letitne, Gurth Spac, Perlat,  Laj, Kullaxhi, Kurbnesh, Derven, Kacinar, Rrenjolle, Thirra, Rubik, Shmi, Kabash, Kcire,; Rajoni Palaj-Karme: Palaj, Karma 1, Karma 2; Rajoni Korces: Rehove-Bregu i Geshtenjes- Vithkuq, Ciflik, Dushk, Porave.401,61%0,640
GreqiaObjektet ne Olympias dhe Skouries.60,53%0,030
Maqedonia e VeriutObjektet ne Buchim te Radovis111,20%0,134
SerbiaObjektet ne Bor, Jama Mine (Borska Reka, Cerovo, Dumitru Potok, Kiseljak), Majdanpek mine (West dhe Pojas), Veliki Krivelj mine, Levonac, Timok, Tulare, Donje Nevlje dhe Donje Tlamino4761,19%5,664
Total Vendet e Ballkanit5321,21%6,467
TurqiaObjektet ne Kastamonu, Murgul, Anayatak, Cakmakkaya, Artvin, Tepeoba, Kocayayla, Yenice, Canakkale, Sebinkarahisar, Yomra, Cayeli, Madenkoy, Lahanos, etj.6311,03%6,500
Total (Ballkani dhe Turqia)1 1641,11%19,435

Per keta dy metale krahas disa vendeve të  Ballkanit,  Shqiperia  vleresohet me rezerva per vendburime të  vegjel deri ne të  mesem, me permbajtje të  Cu dhe Ni ne keto rezerva ne nivelet deri ne mesatare.

Burimet totale gjeologjike (A+B+C1+C2) të vendburimeve të xeheroreve te nikelit ne Shqiperi vlerësohen të jenë rreth 310 milion ton xeheror Fe-Ni dhe Ni-Si me një përmbajtje mesatare prej 1,06 % Ni ,  dhe 0,044 % Co (230,3 milionë ton xeheror Fe-Ni me permbajtje 1,027 % Ni dhe 0,038 %  Co dhe xeheror nikel-silikati 81,4 milionë ton me permbajtje 1,145 % Ni, dhe 0,061%  Co; pra rreth 3,22 milion ton nikel metal ose rreth 0,49%  e rezervave te identifikuara ne bote te ketij minerali).

Përmbledhëse e rezervave të xeheroreve te Fe-Ni dhe Ni-Si, sipas rajoneve ne Shqiperi

Rezervat e vleresuara gjeollogjike (A+B+C1+C2) te hekur-nikelit dhe nikelit silikat ne Shqiperi
XeheroriSasi (000/ton)Fe%Ni %SiO %Co %
1. Devolli
Total Ni-Si52 17916,6001,20035,1200,060
Total Fe-Ni59 19338,6601,07412,2000,056
Total Fe-Ni + Ni-Si111 37228,3251,13322,9380,058
2.  Kukësi
Total Ni-Si29 22121,7301,04740,1200,063
Total Fe-Ni65 50437,2201,02926,9300,055
Total Fe-Ni + Ni-Si94 72532,4421,03530,9990,057
3.  Librazhd-Pogradec
Total Fe-Ni105 59244,7201,0009,7800,017
Total Shqiperia
Total Fe-Ni230 28941,0291,02715,2800,038
Total Ni-Si81 40018,4421,14536,9150,061
Total Fe-Ni + Ni-Si311 68935,1301,05820,9300,044

Depozitimet e mineraleve të nikelit jane të shperndara ne tre rajone kryesore Kukësi, Librazhd-Pogradeci dhe Devolli. Per kete mineral duhet te kemi një vizion i qartë me objektiva e një plan veprimi real, ide të reja mbi metodat e trajtimit të xeheroreve tane te nikel-silikatit dhe hekur-nikelit dhe mbi të gjitha t’i zbatojmë ato drejt dhe në kohë.

Mineralizimi i nikelit Rajoni i KukësitMineralizimi i nikelit Rajoni i Bilishtit

Krijimi i mundësive për trajtimin ne Shqiperi si një proces me vlerë të shtuar, aktualisht eshte bere domosdoshmeri per industrinë minerare të nikelit si një burim i munguar fitimi për ekonomine e vendit, si burim i madh punësimi dhe si sektor mbeshtetes për zhvillimin e qëndrueshëm sidomos të sektorit minerar  dhe ekonomisë ne teresi. Nisur nga vlerësimet e gjendjes aktuale të industrise së nikelit në vendin tonë për perspektivën e zhvillimit të saj jane :

  • Projekti per rajonin juglindor me nje objekt perpunues (Bitincka, Kokogllave, Tren, Strana, Kapshtica).
  • Projekti per rajonin verior e verilindor me nje objekt perpunues ( Trull, Surroi, Mamez,Nome duke perfshire këtu dhe rajonin e Lures).
  • Projekti per rajonin e Librazhd-Prenjas-Pogradecit per hekur nikel me nje objekt përpunues.

Ose nje objekt i vetem perpunues ne qender me kapacitet perpunimi per te tre zonat kryesore.

Burimet totale gjeologjike (A+B+C1+C2) të vendburimeve të xeheroreve te bakrit ne Shqiperi  llogaritente jene 39,7 milion Ton me nje permbajtje mesatare 1,6 % Cu. Vendburimet e bakrit ndodhen ne ofiolitet e Albanideve, kryesisht ne pjesen e siperme dhe te mesme te kesaj sekuence. Nga aspekti gjeografik zona me e rendesishme e vendodhjes se ketij xeherori eshte Mirdita Qendore, ku jane shume te perhapur shkembijte vullkanike. Nga vendosja gjeografike vendburimet e bakrit ndodhen kryesisht ne zonat Has-Kukes (Golaj, Nikoliq-1.2, Gjegjan, Shenmeri dhe Gdhesht, etj), Puke (Munella, Tuc, QafBari, Rruge e Rinise, Kcire, Paluc-Lak Roshi, Fush Aresi etj), Mirdite (Spac, Gurth 1, 2, 3, Laj – Kulleshi, Kurbnesh, Perlat, Drenove, Derven, Rubik, etj) dhe me pak ne Shkoder (Palaj, Karma 1, 2, Turec-Vig, etj) e Korce (Rehove, Bregu i Geshtenjes, etj). Rezervat gjeollogjike aktuale te ketij xeherori.

Përmbledhëse e rezervave të xeheroreve te bakrit, sipas vendburimeve kryesore ne Shqiperi

Objekte minerareRezervat minerare gjeollogjike(ne ton)Permbajtja e  Cu(ne %)Objekte minerareRezervat minerare gjeollogjike(ne ton)Permbajtja e  Cu(ne %)
Golaj4296300.62Rruga e rinise6809201.00
Nikoliq-15180001.68Qaf bari3387741.23
Nikoliq-26633442.23Munelle82725661.00
Krume1256832.98Gurth spac17166941.35
Leproi(shemri)4053621.36Spac54467491.04
Gdheshte2740001.00Maja e madhe537130.60
Gjegjan612562.56Laj2526460.97
Thire7370000.94Kullaxhi3700940.89
Kurbnesh1334701.30Perlat25258892.51
Shmi9001.40Karriere perlat180002.08
Kabash420002.60Rrenjolle120001.07
Kcire2035391.45Kacinar1263341.45
Fushe arresi11156121.04Derven31476200.77
Porave1150001.50Palaj-karme11700002.24
Paluce3236261.25rubik9685701.86
Lak roshi38781001.65Rehove32425002.10
Tuc21000001.00Porave1851581.85
Tuci lindor11169262.03Total39 722 0051.60

Minerali i Bakrit i cili ka potencial eksplorues shume te larte për vendburime te vogla deri ne te mesme  kerkon terheqjen e  kompanive minerare, te cilat janë ne gjendje te përdorin teknologji moderne eksploruese dhe studime komplekse qe do te sherbejne si baze e nevojshme te dhenash per te terhequr kompanite ne procese investuese shfrytezimi. Bazuar ne situaten ekzistuese te industrise se bakrit, riaktivizimi i saj sot sipas skemes ekzistuese do te ishte nje ndermarrje e vershtire dhe pa rezultat, nje proces i tille mund te kryhet kur do te kete nje sasi rezervash te vleresuara qe do te justifikojne ngritjen e nje metalurgjie te re, apo metoda te reja inovative te hidrometalurgjise per perpunimin e xeheroreve te bakrit. Projekte te se ardhmes per prodhim koncentratesh bakri jane:

  • Projekti per 2 million ton rezerva ne zonën e Perlatit Jugor per prodhim koncentrati bakri.
  • Projekti per 3.5 million ton rezerva ne zonën e Mirdite Puke duke perfshire disa zona minerare me nje objekt përpunues Jugor per prodhim koncentrati bakri.
  • Projekte kërkim zbulimi ne rajonin e Mirdites, Pukes.
  • Riciklimi i mbetjeve minerare te objekteve përpunuese te bakrit.

VLERA E POTENCIALIT GJEOLLOGJIK DHE GJENDJA AKTUALE E PRODHIMIT MINERAR NE SHQIPERI

Nga studimet dhe punimet gjeologjike të kerkim-zbulimit të kryera, pergjatë  80 viteve janë konkretizuar vendburime të rëndësishme të mineraleve në Shqiperi. Rezervat gjeollogjike të  dhena gjithsesi kerkojne rikonfirmimin e tyre, bazuar ne konceptet e reja të  klasifikimit të  rezervave minerare, por mbi bazen e tyre mund të  vleresohen disa projekte të  rendesishme minerare. E rendesishme eshtë  që në planifikimin minerar projektet e reja minerare të  kalojne ne projekte per nje nivel të  caktuar rezervash qe të  bejne të  mundur investimin ne perpunimin e metejshem të  mineralit deri ne produkte perfundimtare minerare. Premisat gjeollogjike  per minerale kryesore metalike si per krom, baker, hekur-nikel, nikel-silikat, titano-magnetit, etj, jane vleresuar te jene disa qindra milione ton.

Ne nje perllogaritje te  realizuar per vleren e produkteve perfundimtare minerare qe mund të  realizohen nga rezervat e vleresuara duke u bazuar ne koeficentet e shfrytezimit (humbje, varferim), perpunimit (rikuperimit ne pasurim e metalurgji, e rafinim) per produkte finale ne tregjet minerare sipas cmimeve të  ketyre produkteve minerare ne vitin 2025,  Shqiperia ka potencial minerar të  perllogaritur me nje vlere rreth 158 miliard USD dhe mund të  garantoje nje të  ardhur shtetit nese keto minerale shfrytëzohen ne 50 vite vetëm nga renta minerare ne mbi 2 miliarde USD (perllogaritja e perafruar me stadin e tanishem të  takses se rentës minerare), ne nje kohe kur per produktet tona minerare me nivelin e shfrytezimit aktual, vlera e rentës minerare vjetore ne asnje vit nuk e ka kaluar 3milion USD/vit.

Ketë  pasuri të  fjetur ne duhet ta riveme ne pune, dhe venja e saj ne pune duhet bere ne menyre racionale, miqesore me mjedisin dhe e pranuar nga komunitetet qe banojne ne zonat minerare, duke menduar jo thjesht per brezin tone por dhe per brezat e ardhshem. Potencialin tone minerar duhet ta perdorim per të  qene konkurent ne rajon (BE) dhe si nje mjet ndihmes ne procesin e negocimit per kapitujt e ekonomise dhe politikave industriale, sot kur dhe strategjia e BE per CRM dhe SRM po merr vemendje me të  madhe.  Sot Shqiperia me potencialin e saj minerar mund të luaj nje rol të rendesishem ne sigurine rajonale të furnizmit me lende të para kritike, për t’u bërë një kontribues i rëndësishëm në zinxhirin kritik të furnizimit të lëndëve të para në Evropë element qe do të na sherbeje per të qene konkurent ne rajon e BE por dhe globalisht me produkte minerare.

Vlera ne USD e rezerves minerale të  vleresuar ne produkt të  shitshem me cmimet ne tregun global per vitin 2025
Nr.MineraliPermbajtja e elementë ve të  dobishemVlera ne USD e rezerves minerale të  vleresuar të  konvertuar ne produkt të  shitshem me cmimet ne tregun global per vitin 2025
1Kromi8-46 % Cr2O36 808 314 024
2Bakri1.3% – 2.5% Cu3 444 895 483
3Zinku1.92 % Zn255 888 109
4Plumbi0.28 % Pb41 743 944
5AluminiAl2O3- 32-55%; SiO2 – 3-13.42 %, Fe2O3 13.7-26.11 %; TiO2 1.7-2.6 %, CaO 2-2.4%, MgO 0.3-0.5%,Moduli Al2O3/SiO2 3-10.25 169 776 132
6AriAu 1-4.4 gr/t (total I perllogaritur 13742 kg Au)563 564 917
7ArgjendiAg I llogaritur si bashkeshoqerues ne mineralet e bakrit96 383 229
8PlatiniPt 1.43-1.65gr/t, Pd 0.12-4.34 gr/ton, Os 0.04-0.17 gr/ton, Ru 0.03-0.35 gr/ton, Ir 0.02-0.3 gr/ton, Rh 0.015-0.2 gr/ton, ( Totali I perllogaritur 848 kg Pt)645 132
9Mangani15-35 % MnO8 653 524
10Titano-MagnetiteTiO2  5.56– 6.47 %; Fe2O3 17.04– 18.56%; V2O5 – 0.19-0.21%20 081 393 314
11Titani dhe Vanadi32-240 kg/ton TiO2, 1.1-2.05 kg/ton V2O54 930 860 000
12PolimetaletCu 0.15-0.89, Zn 0.15-0.89%, Pb 0.15-0.29%, Au 0.39gr/t, Ag 6.5 gr/t, S 12%148 500 000
13Uranium0.77 % U3O8,Intensiteti  50-500 ( µR/h)1 492 862
14Hekur-nikelFe- 20- 44%; Ni-0.2-1.08%; SiO2-12.8-28.12%; Co 0.048-0.063%30 437 173 231
15Nikel silikatFe -18.3%; Ni-1.13%; SiO2- 36.92%; Co- 0.043%15 243 845 760
16MagneziteMgO 35-45%, SiO2  0.5-13%, CaO  0.3–3.6%, Fe2O3 0.4-3.8 %, Al2O3 0.5-0.75 %467 114 667
17ArsenikuTë  pa-analizuaraTë  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
18ZhivaTë  pa-analizuaraTë  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
19Vanadium0.18-0.3 % V2O5Të  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
20DausonitiAl2O3 30-37 %, Na2O 15-21 %, H2O+ 4 %, H2O 0.5-1 % dhe CO2 36-37 %.Të  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
21Ceolitë tSiO2 51.50 %, Na2O 0.03 %,  Al2O3 24.3 %, K2O 0.1 %, H2O+ 12.5 %, H2O 1.7 %.Të  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
22Qymyret3600 kkal/kg2 631 327 251
23GrafitiTë  pa-analizuaraTë  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
24TorfatFuqia kalorifike 1790-2907 kkal/kg, lageshtia 11.3%, hiri 30%, S total  1.1-1.16 %3 300 000 000
25Bitumi4.41-9.73% rralle 11.94% bitum, lëndët flurore 69.7-77.2 %, fuqia kalorifike8561-9673 k.kal/kg. S 5.3-7.35 %, C 74.48-80.89 %, H2 4.5-8.9 %, O2 3.15-3.7%, N 1 %. temperatura e flakërimit 280-310o, pika e zbutjes 120o, hiri 17-18 %, asfaltene 42 %, naftene 29 %.266 868 000
26Pirrobitumet (zhavorret bituminoze)2000-3000kkal/kg, C 78-80.6%,O2 3.4-11 %, H2 4.85-9.24 %, N 0.7-1.4 %, S 2.5-7.81 %, lagështia 2-6 %.2 151 093 750
27Qymyri bituminoz3500-7400kkal/kg, C 82-90.6%50 832 000
28Rerat  bituminoze8-10% bitum5 210 280 000
29GelqeroreCaO-50-55%, MgO-0.25-4%, SiO2 15-23%, Fe2O3-0.1-0.8%593 222 652
30DolomitetCaO-30.34%; MgO- 18.21%, Fe2O3- 0.14-0.43%192 000 000
31MergeletCaO-36-38%, MgO-73-77%, SiO2 –1.9-2.6%, Fe2O3- 2.1-3.5%3 081 600
32 TrepeletCaO-0.03-0.35%, MgO-18-28%, SiO2 –1.5-4.9%, Fe2O3- 0.41-1.5%7 680 000
33Guret dekorative karbonatikeCaO 53.36%, MgO 0.8 %, SiO2 0.05 %, Fe2O3 0.48%1 613 983 147
34OliviniteMgO 48.24 %, SiO2 38.36 %, Al2O3 0.25 %, Fe2O3 7.65 %, CaO 0.25 %, Cr2O3 0.39 %1 953 000 000
35DunitetTë  pa-analizuaraTë  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
36HarcburgitetTë  pa-analizuaraTë  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
37PiroksenitetTë  pa-analizuaraTë  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
38Gabrot, troktolitet  dhe gabrot olivinikeTë  pa-analizuara140 000 000
39Dioritet, plagjiogranitet dhe granitet,Të  pa-analizuaraTë  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
40SerpentinitetTë  pa-analizuaraTë  pavleresuara nga ana sasiore, Të  pa-analizuara nga permbajtja
41GipsiCaO –34%, SO3 –49%, H2O –5.8%, CaSO42H2O –90%1 535 517 620
42TravertinatCaO 33-53%, MgO 0.6-3%, SiO2 0.7-9%, Fe2O3 0.4-1.5%1 952 205 696
43MermeretCaO- 11-32%, MgO-0.3-18.3%, SiO2 25-33%, Fe2O3- 0.1-0.8%3 780 000 000
44BazaltetSiO2 50.56 %, Fe2O3 13.17 %, Al2O3 12.90 %, CaO 10.09 %, MgO 5.85 %, Na2O 2.87 %, TiO2 1.16 % dhe HK 2.34 %9 000 000 000
45ArgjilatAl2O3 – 11-14%, MgO- 2.6-7%, SiO2 – 43-51%, Fe2O3- 0.4-11%, CaO –0.7- 0.8%, TiO2 – 0.3-0.7%1 575 942 000
46KaolinatAl2O3 – 29-35%, MgO- 2.8- 8%, SiO2 – 43-46.8%, FeO – 3.38 %, CaO –1.4-1.9%,38 000 000
47Tufet vullkanikeAl2O3–13.21-66.7%,MgO-1.1-3.14%, SiO2 –1.09-62.09%, Fe2O3- 3.01-17.37%, CaO 2.17-3.69%, Na2O+K2O- 0.36%75 000 000
48Xhami vullkanikAl2O3 – 9.8-10.7%, MgO- 0.4-0.9%, SiO2 – 63.4%, Fe2O3- 1.1 – 5%, CaO –4.6-4.8%, TiO2 – 0.27-0.64%, Na2O –1.4-2%, K2o – 0.27%326 375 000
49Bojrat e dheutMgO – .88-9.29%, SiO2 – 12-66.94%, Al2O3–5-19.94%, Fe2O3-0.81-14.72 %204 000 000
50Kuarci94-96.5 % SiO2, Al2O3 1.78-3.17 %, Fe2O3 0.54-0.64 %, CaO+MgO 0.27-0.89 %, TiO2 0.10-0.28 %770 000 000
51KuarciteSiO2 90,32-99,51 %, Al2O3 0,086 %, Fe2O3 0.032 %, CaO 0.014-0,078 %, MgO 0,015 %.9 600 000
52Rera kuarcoreSiO2 83-88 %, Al2O3 5-8 %, Fe2O3 0.2-3.0 %, Na2O 1.4-1.75 %, CaO 0.9-1.8 %, MgO 0.6-2.2 %,TiO2 0.1-0.12 %.1 560 000 000
53Kripa e guritNaCl – 81.95-82 %, CaSO4 4.8-4.9%218 400 000
54FosforitetP2O5 4-12%, CaO 48-50%, SiO2  5-8.5%, U3O8 > 0.005182 720 000
55SqufuriS – 2-51%4 480 000
56Inertet lumoreRere 20-65.9%, zaje 16-83.2%, pluhur 1-3% (CaO 44.6-55.9%, MgO 0.25-1.55%, SiO2 0.33-11.57%, Fe2O3 0.04-1.93%)300 000 000
57BaritiBaO 65.7 %, SO3 34.3 %.6 231 107
58Feldshpate, albitofireAl2O3 – 17.74%, SiO2 – 71.2%, Na2O –3.47%, K2O – 4.42%204 161 540
59TalkuCaO 0.37-, MgO 1.09%, SiO2 68.4%, Al2O3- 18.58%254 219 112
60FluoritiCaF2=39.82% dhe SiO2=39.43%.7 504 200
61Shkrifërimetkuarci, zirkoni, ilmeniti, rutili, sfeni, leukokseni, monaciti, titanomagnetiti, mikat, piriti e pak kromit. Të  vleresuara me  0.3 % ZrO2, e deri 3 % TiO2.67 500 000
62PirofilitiSiO2 64-75 %, MgO 0.46-1.7 %, Al2O3 13-18 %, Fe2O3 1.1-4.6 %, CaO 0.2-0.5 %.24 000 000
Totali I vleres se mineraleve të  vleresuara nga ana sasiore dhe cilesore127 909 469 003
63Minerale të  pavleresuara ne menyre sasioreAnalizat cilesore jane të  cunguara ndaj vlera totale e tyre eshtë  e perafruar30 000 000 000
Totali i vleres se mineraleve të  pranuara prezente ne Shqiperi deri sot ne konceptin e vleresimit të  tyre nga ana cilesore dhe sasiore.157 909 469 003

Shenim: Per mineralet ndertimore eshtë  bere nje perafrim me prodhimin vjetor mesatar per nje periudhe 50 vjeçare

Grafiku i Vleres ne USD te rezerves minerale të  vleresuar ne produkt të  shitshem me cmimet ne tregun global per vitin 2025 sipas llojit te mineralit

Pavaresisht faktit qe sektori minerar nuk është me sektor prioritar ai mund të jetë nje promotor i rendesishem i zhvillimit ekonomik, sidomos per ekonomitë e zonave rurale.

Aktualisht akoma ne po prodhojme ne pjesen dermuese minerale të  paperpunuara. Perpunohet ne sasi të  vogel ne produkte të  ndermjetme minerare. Me ketë  forme zhvillimi jo vetëm qe humbasim financiarisht, por nuk jemi konkurues ne tregun europian dhe per me teper atë  global. Produktet finale minerare kane mundesi me të  madhe të  jene produkte konkuruese ne tregun europian dhe global. Ato sherbejne per te shtuar vleren e prones publike (të  ardhurat nga renta dhe taksat e tjera per pasuritë  minerare), vendet e punes, rritur produktet ne eksport me vlere jo me sasi, hapur rrugen per investime të  industrive pasuese qe lidhen me atë  minerare.

Prodhimi minerar ka patur luhatjet e tij të varuara kryesisht nga tregu global sidomos kur flasim per mineralet metalike gjithsesi mund të themi se industria minerare po zhvillohet në përputhje me kërkesat e ekonomisë së tregut, ka aplikuar një strukturë të ndryshme nga ajo tradicionalja, duke ruajtur thelbin e saj. Industria minerare ka humbur potencialin e saj ne kuader të  ekonomise ne tëresi, kontributi i saj ne PBB ka rene me here krahasuar me atë  të  para viteve 1990, por ruan akoma pjesen dermuese te eksporteve.

Aktualisht në industrinë minerare janë aktive 552 leje minerare (raporti i fundit i AKBN 2023) dhe 2784 punonjes (raporti i fundit i Albeiti 2022),  Pergjatë  ketyre viteve është rritur prodhimi i mineraleve jo metalore, kryesisht për prodhimin e materialeve të  ndërtimit të  gelqeroreve, çimentos, gurët dekorative, etj, duke rritur gjithashtu  gamen e mineraleve të  shfrytëzueshme ne 44 lloje mineralesh ndertimore qe zene rreth 65-75% të  prodhimit të  pergjithshem minerar. Aktualisht është imperative aplikimi rigoroz i bazes legale të miratuar dhe rishikimi i saj ne drejtim të permiresimit dhe perafrimit me legjislacionin e BE. Kjo per gjithe pjeset e ekulibrit dinamik të veprimtarive minerare atij të zhvillimit raciona dhe miqesor me mjedisin.

Ne kuader të organizmit ligjor dhe institucional të sektorit, adaptimi i legjislacionit europian  dhe zhvillimi i kapaciteteve njerezore duhet të mbeshtëtët ne tre elementë:

  • Legjislacion i mirepërcaktuar; me permiresim dhe pershtatje legjislacioni që të përfshijë e udhëheqë dinamikën e zhvillimit të ekonomisë minerare, të jetë koherent në njohjen e situatës dhe zhvillimit prespektiv në aktivitetin minerar, t’i paraprije proceseve evropiano-integruese me nje perafrim me të mire të ligjit minerar me kerkesat e kohes se sotme europiane. (Lehtësimi i proçedurave burokratike; Ofrimi i lehtësive dhe i masave nxitëse për zhvillimin e biznesit privat në aktivitetin minerar; Shmangien e dublimeve dhe mbivendosjen e kompetencave të organeve menaxhuese; Përsosja e vazhdueshme e legjislacionit dhe e normave në fuqi për t’ju pergjigjur dhe harmonizuar kërkesat e biznesit dhe adaptuar direktivat europiane);
  • Institucione eficente; nepermjet ndërtimit të strukturave të afta të menaxhojnë aktivitetin minerar dhe të zbatojnë me perpikmëri kërkesat e ligjeve në fuqi. Persosja institucionale, ridimesionimi i sistemit të administratës minerare ne qendrore dhe periferike (reduktime ne numur, dhe vendosje të meritoktracise), me qëllim që t’u përgjigjet nevojave të shtruara nga industria e ristrukturuar minerare dhe gjithashtu të kontribojë në një zhvillim të qëndrueshëm. Parimet kryesore mbi të cilin duhet të ndërtohen strukturat minerare dhe të përcaktohen funksionet e organeve menaxhuese të industrisë minerare duhet të jenë: Parimi RESPEKTIM I LIGJIT nga të dy palët. Organet menaxhuese të industrisë minerare duhet t’i kushtojnë një rëndësi të vëçantë atyre masave, që në përputhje me ligjin dhe pa e shkelur asnjëherë atë, të sigurojnë HARMONIZIMIN e interesave të shtetit me ato të privatit, pasi Shteti, si përfaqsues dhe mbrojtës i interesave të të gjithë shoqërisë, duhet të jetë njëkohësisht arbiter i paanshëm dhe të respektoje të drejtat e biznesit privat, dhe për këtë arsye duhet t’i kryejë funksionet e tij në PARTNERITET me këtë të fundit.
  • Administratë profesionale dhe me integritet; per përsosjen e metodave të menaxhimit racional dhe me efektivitet të burimeve minerare nepermjet rritjes se nivelit profesional të strukturave administrative nepermjet trainimit profesional; rritja e bazes infrastrukturore të veprimtarise se tyre; bashkepunim mes institucioneve administrative minerare e mjedisore; aktivizim  e perfshirje të aftësive shkencore, teknike, mësimore dhe kërkimore-shkencore në fushën e mineraleve, metaleve dhe energjisë  dhe bashkepunim real mes institucionesh gjeologo minerare dhe universiteteve.
Prodhimi i mineraleve metalike, të  ardhurat dhe kontributi i industrise minerare ne tëresi karshi PBB dhe eksporte ne vitet 1989-2024
Vitet198919901991199219931994199519961997199819992000
PPB (ne USD)2 253 090 0002 028 553 7501 099 559 028652 174 9911 185 315 4681 880 950 8642 392 764 8533 199 640 8152 258 513 9742 545 964 5413 212 121 6513 480 355 258
PPB (ne milion  USD)2 2532 0291 1006521 1851 8812 3933 2002 2592 5463 2123 480
Te ardhurat nga industria minerare (ne USD)1 289 064 776673 743 059303 078 52247 716 55528 005 46216 765 45217 531 04226 919 33736 146 66041 749 04448 621 19757 537 823
Te ardhurat nga industria minerare (ne milion USD)1 289674303482817182736424958
Kontributi ne perqindje I Industrise minerare karshi PPB (ne %)57,21%33,21%27,56%7,32%2,36%0,89%0,73%0,84%1,60%1,64%1,51%1,65%
Te ardhurat nga te gjithe eksportet (ne USD)3 281 536 5682 976 225 5492 124 000 4231 950 267 9172 142 975 5971 894 770 489205 308 234150 024 090112 473 513119 063 71395 577 97693 519 610
Te ardhurat nga eksportet minerare (ne USD)1 945 372 090673 743 059303 078 52247 716 55528 005 46216 765 45217 531 04226 919 33736 146 66041 749 04448 621 19757 537 823
Perqindja ne eksporte e produkteve minerare (ne %)59,28%22,64%14,27%2,45%1,31%0,88%8,54%17,94%32,14%35,06%50,87%61,52%
Prodhimi I mineralit te kromit  (ne ton)1 101 260909 710586 760322 310291 130222 880236 360236 360157 200150 29079 45082 796
Prodhimi I mineralit te bakrit  (ne ton)1 135 659930 768561 389240 000240 000178 000187 765187 76524 89553 47734 3480
Prodhimi I mineralit te hekur nikelit  (ne ton)1 179 345930 893970 000000000000
Totali I mineraleve metalike3 416 2642 771 3712 118 149562 310531 130400 880424 125424 125182 095203 767113 79882 796
Vitet200120022003200420052006200720082009201020112012
PPB (ne USD)3 922 100 7944 348 068 2425 611 496 2577 184 685 7828 052 077 2488 896 075 00510 677 324 85312 881 352 89412 044 205 55011 926 926 61612 890 760 31512 319 834 195
PPB (ne milion  USD)3 9224 3485 6117 1858 0528 89610 67712 88112 04411 92712 89112 320
Te ardhurat nga industria minerare (ne USD)68 219 77378 752 72985 484 32693 063 202146 187 688165 334 752197 873 158239 191 997185 036 539141 985 069166 854 790190 210 156
Te ardhurat nga industria minerare (ne milion USD)68798593146165198239185142167190
Kontributi ne perqindje I Industrise minerare karshi PPB (ne %)1,74%1,81%1,52%1,30%1,82%1,86%1,85%1,86%1,54%1,19%1,29%1,54%
Te ardhurat nga te gjithe eksportet (ne USD)108 725 263109 487 086117 776 852132 084 836150 248 457158 602 248189 318 251269 649 219167 903 526131 269 215157 228 552182 750 934
Te ardhurat nga eksportet minerare (ne USD)68 219 77378 752 72985 484 32693 063 202102 331 382115 734 326138 511 211167 434 398129 525 57799 389 549116 798 353133 147 109
Perqindja ne eksporte e produkteve minerare (ne %)62,75%71,93%72,58%70,46%68,11%72,97%73,16%62,09%77,14%75,71%74,29%72,86%
Prodhimi I mineralit te kromit  (ne ton)74 06083 173152 742144 809162 77258 333187 498230 000370 239322 597349 873360 349
Prodhimi I mineralit te bakrit  (ne ton)002 00027 52368 312098 000105 000114 336139 926305 284479 720
Prodhimi I mineralit te hekur nikelit  (ne ton)0033 3750078 000369 559353 32068 840269 300363 72375 017
Totali I mineraleve metalike74 06083 173188 117172 332231 084136 333655 057688 320553 415731 8231 018 880915 086
Vitet201320142015201620172018201920202021202220232024
PPB (ne USD)12 776 224 49713 228 147 51611 386 853 11311 861 199 83113 019 726 21215 379 509 89215 585 105 13115 241 458 74518 032 010 56419 017 242 58623 547 179 83024 000 000 000
PPB (ne milion  USD)12 77613 22811 38711 86113 02015 38015 58515 24118 03219 01723 54724 000
Te ardhurat nga industria minerare (ne USD)294 650 821328 335 634236 253 541191 181 861152 909 344228 571 429616 450 185490 922 958548 059 615681 392 591558 741 924439 105 634
Te ardhurat nga industria minerare (ne milion USD)295328236191153229616491548681559439
Kontributi ne perqindje I Industrise minerare karshi PPB (ne %)2,31%2,48%2,07%1,61%1,17%1,49%3,96%3,22%3,04%3,58%2,37%1,83%
Te ardhurat nga te gjithe eksportet (ne USD)244 710 004277 387 001203 095 149166 333 651138 751 072301 252 237271 818 347338 537 094576 139 586772 303 458446 950 628357 821 490
Te ardhurat nga eksportet minerare (ne USD)206 255 575229 834 944165 377 479133 827 303107 036 541220 123 176201 334 578234 386 445405 643 558488 053 918312 790 484223 176 578
Perqindja ne eksporte e produkteve minerare (ne %)84,29%82,86%81,43%80,46%77,14%73,07%74,07%69,24%70,41%63,19%69,98%62,37%
Prodhimi I mineralit te kromit  (ne ton)521 080683 874646 639726 671808 0161 156 4441 014 448626 627650 200932 686920 770680 000
Prodhimi I mineralit te bakrit  (ne ton)507 105259 137140 38600236 459394 530333 715618 518641 245460 628423 000
Prodhimi I mineralit te hekur nikelit  (ne ton)215 086493 867742 180439 082548 762385 710325 243432 673427 650174 91863 13124 000
Totali I mineraleve metalike1 243 2711 436 8781 529 2051 165 7531 356 7781 778 6131 734 2211 393 0151 696 3681 748 8491 444 5291 127 000
Burimi i informacionit: Raprte te BB, MIE, AKBN, SHGJSH, ALBEITI, INSTAT (Shenim: Te dhenat ne disa raporte  kane mosperputhje me njeri tjetrin sidomos raportet e ketyre 10 viteve te fundit te publikuara nga institucionet minerare dhe INSTAT qe kane diferenca deri ne 10%.) Vitit 2024 sipas te dhenave paraprake

Prodhimi i mineraleve metalike ne vite (1938-2024)

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x