Shqipëria ditën e sotme shënon 16 vite nga anëtarësimi në NATO. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti me një mesazh në rrjetet sociale anëtarësimit e Shqipërisë në NATO.
Presidenti Begaj shprehet se në këto 16 vite Shqipëria ka treguar se është një anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.
“16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.
Gjithashtu një reagim e ka pasur edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i cili shprehet se këto 16 vite janë një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin e vendit.
“16 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin. Krenarë që gjendemi pranë aleatëve tanë për një të ardhme me të sigurt”, shkruan Hasani.
- Beckham nis festimet e ditëlindjes së tij të 50-të, nga Messi tek Tom Brady, kush ishin të famshmit që morën pjesë - 02/04/2025
- “Adolescence”, Starmer: Seriali të transmetohet në të gjithë shkollat e vendit! - 01/04/2025
- Hakmarrje ndaj marrëveshjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci? Serbia firmos me Hungarinë ‘bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes’ - 01/04/2025