Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe foto nga takimi, Kingji shkruan se gjatë takimit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fushën e Mbrojtjes, veçanërisht në modernizimin e kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura.
Kingji shprehet se në takim theksoi gjithashtu angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive.
“Kënaqësi të zhvilloja një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Eric Wendt.
Gjatë takimit, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit tonë strategjik në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura.
Theksova angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive”, ka shkruar mes të tjerash Kingji në rrjetet sociale.
- U shkarkua nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë pas vetëm 5 ditësh, Zakaria lavdëron Trump: Nder të punoja me të - 17/10/2026
- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura takon ambasadorin amerikan në Tiranë, ja detajet nga takimi - 17/10/2026
- Blogeri italian: Çfarë lidhje ka shkatërrimi i Tiranës me dhunën dhe ndryshimin e Shqipërisë? Pse vandalizohet monumenti i Skënderbeut? - 17/10/2026