Shtetet e Bashkuara kanë shpallur 9 janarin ditë zie kombëtare për nder të ish-presidentit Jimmy Carter, i cili vdiq të dielën në moshën 100-vjeçare. Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
“I bëj thirrje popullit amerikan të mblidhet në këtë ditë në vendet e tyre të adhurimit për të nderuar kujtimin e Presidentit James Earl Carter Jr. Ftoj ata në mbarë botën që ndajnë pikëllimin tonë të bashkohen me ne në këtë përkujtim solemn”, tha presidenti në largim Joe Biden në një dekret.
Cater ishte një avokat që luftoi me fushata për shëndetin global dhe të drejtat e njeriut.
Latest posts by Pena Albania (see all)