18.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

SHBA planifikon ta kthejë Ukrainën në furnizuesin kryesor të Europës me gaz

Mund të duket e çuditshme por është absolutisht e vërtetë. SHBA po planifikon ta zëvendësojë Rusinë me Ukrainën si eksportuesi kryesor i gazit në Europë – por si ekzaktësisht ka menduar ajo ta bëjë këtë?

Rezervat e dyta më të mëdha të gazit në Europë janë zbuluar në Ukrainë duke bërë që vendi të  rreshtohet për të furnizuar Evropën me energji.

Ukraina është aktualisht në bisedime me kompanitë amerikane të shpimit për të sjellë burimet e saj në treg dhe për t’u kthyer në furnizuesin kryesor mes gaz të të gjithë Evropës.

Ukraina është në bisedime me naftëtarët amerikanë për të nisur shpimin dhe nxjerrjen e gazit nga rezervat e saj të mëdha dhe të pashfrytëzuara që zënë vendin e dytë në Evropë – gjë që sipas The Telegraph ka qëllim të lehtësojë krizën energjetike të rajonit deri në fund të dekadës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x