14.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

“Sesioni i ri nis me kooperativën Rama-Berisha”, Basha: Propozimi për vetingun e politikanëve ‘fle’ në sirtar

Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat para nisjes së seancës plenare se pret që Kuvendi të marrë në shqyrtim nismat e propozuara prej tyre që nga vetingu i politikanëve, heqja e imunitet të deputetëve dhe fondi për sigurinë e Kosovës.

Ai e cilësoi sesionin e ri parlamentar si kooperativën Rama-Berisha.

“Sesioni i ri parlamentar nis me kooperativën Berisha-Rama. Prej më shumë se në viti kemi depozituar në kuvend ligjin për vetingun e politikanëve, propozimi i cili po fle në sirtar. 

Në të njëjtën kohë kemi depozituar edhe propozimin e heqjen së imunitetit të deputetëve që ata të jenë të barabartë para ligjit, arsyeja e vetme pse Ahmetaj është sot në arrati është se PS i dha 2 javë kohë të arratisej, ky nuk është rasti i parë kur shqiptarët me imunitet sfidojë ligjin.

Zhvillimet në rajon tregojnë se sa e domosdoshme është që Shqipëria të bëjë minimumin për sigurinë e Kosovës, kemi propozuar një ndihmë për sigurinë e Kosovës, edhe ky propozim mbahet në sirtar nga kooperativa Rama-Berisha”, tha Basha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x