Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat para nisjes së seancës plenare se pret që Kuvendi të marrë në shqyrtim nismat e propozuara prej tyre që nga vetingu i politikanëve, heqja e imunitet të deputetëve dhe fondi për sigurinë e Kosovës.
Ai e cilësoi sesionin e ri parlamentar si kooperativën Rama-Berisha.
“Sesioni i ri parlamentar nis me kooperativën Berisha-Rama. Prej më shumë se në viti kemi depozituar në kuvend ligjin për vetingun e politikanëve, propozimi i cili po fle në sirtar.
Në të njëjtën kohë kemi depozituar edhe propozimin e heqjen së imunitetit të deputetëve që ata të jenë të barabartë para ligjit, arsyeja e vetme pse Ahmetaj është sot në arrati është se PS i dha 2 javë kohë të arratisej, ky nuk është rasti i parë kur shqiptarët me imunitet sfidojë ligjin.
Zhvillimet në rajon tregojnë se sa e domosdoshme është që Shqipëria të bëjë minimumin për sigurinë e Kosovës, kemi propozuar një ndihmë për sigurinë e Kosovës, edhe ky propozim mbahet në sirtar nga kooperativa Rama-Berisha”, tha Basha.
- Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi - 26/08/2026
- Pas Pogradecit, kryeministri mbledh kupolën e PS/ Leka: Rama kuptoi sa i vështirë është mandati i 4. Protesta, pa të ardhme - 26/08/2026
- “Na ka kërcënuar me jetë”- Thellohen përplasjet mes organizatorëve të protestës, aktivistja akuzon Gent Prognin: Deklaratat tona e shqetësuan se… - 26/08/2026