18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Samiti në Bruksel/ Michel: Ne duhet të jemi gati në 2030 për zgjerimin, kjo kërkon angazhim nga të dyja palët

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka folur në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel.

Ai nënvizoi se në 2030 duhet zgjerim i të BE-së, dhe për këtë shtoi se kërkohet angazhim nga të dyja palët, si nga ana e BE por edhe nga vendet aspirante.

“Ne sot kemi një samit shumë të rëndësishme me partnerët e Ballkanit Perëndimor.  Ne presim nga ato më shumë reforma, në veçantë në sundimin e ligjit dhe të sundimit të ligjit.

Ne duam me shumë reforma nga vendet e Ballkanit. Por edhe ne në Bruksel duhet të bëjmë “detyrat tona të shtëpisë”. Por këtë arsye kemi filluar bisedimet.

Duam më shumë investime dhe rritje ekonomike në rajon. Ndaj edhe kemi ndryshuar strategjinë tonë, me investime konkrete. Projekti i ri është i bazuar në pajtim, zgjidhja e çështjeve të rëndësishme mes vendeve.

Ne duhet të jemi gati në 2030 për zgjerimin dhe kjo kërkon angazhim nga të dyja palët. E rëndësishme është që të respektojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë qëndrojmë të përbashkëta. Ne jemi tëg fortë kur jemi të bashkuar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x