Kryemnistri Edi Rama ka ironizuar sërish deklaratat e Sali Berishës, përmes bufit të kënetës.
Në videon e postuar së fundmi nga Rama dëgjohen premtimet e Berishës në raport me uljen e taksave.
“TVSH 15 %, ulje progresimeve e sigurimeve shoqërore, pjestimin e pestë e taksës së pronës. Pastaj ka reduktim me 4 herë të inspektimeve, ka ulje të çmimit të energjisë elektrike, nga 24 lek kilovati në 6 lek kilovati.
Për biznesin në 7 lek për popullatën në 6 lek. Ka ulje të ndjeshme të çmimit të naftës, sepse dihet se ku qëndron dhe ku fle lepuri me çmimin. Për biznesin e vogël për taksat lokale u vihet kufiri tek thana, nuk mund të jetë kurrë më shumë se 1 përqind e xhiros vjetore.
Janë dhjetë herë më të shtrenjta, se këta çfarë bëjnë, ai merr vetë taksa dhe merr Bashkinë e Tiranës me 10 mijë e me 11 mijë punonjës”, thotë Berisha, ndërsa Rama krahas videos së publikuar shkruan: Sallatë fjalësh madhështore.
- Beckham nis festimet e ditëlindjes së tij të 50-të, nga Messi tek Tom Brady, kush ishin të famshmit që morën pjesë - 02/04/2025
- “Adolescence”, Starmer: Seriali të transmetohet në të gjithë shkollat e vendit! - 01/04/2025
- Hakmarrje ndaj marrëveshjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci? Serbia firmos me Hungarinë ‘bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes’ - 01/04/2025