Cristiano Ronaldo do të fitojë 500 milionë euro? Jo, nuk është aspak e vërtetë, sulmuesi portugez te Al Nasr do të arkëtojë 1 miliardë pasi në marrëveshjen e bashkëpunimit me Al Nassr është përfshirë edhe fushata që do të bëjë luzitani në mënyrë që Arabia Saudite të fitojë në garën për Kupën e Botës 2030.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike sipas të cilave, njëkohësisht me futbollin në fushë, Ronaldo duhet të shprehë aftësitë e tij diplomatike edhe në oborret e rëndësishme të marketingut.
Fushata do të vazhdojë deri në caktimin e vendit organizator, çka do të thotë se puna e Ronaldos në Arabi do të përfundojë pas dy viteve e gjysmë kur të merret edhe vendimi. Në këtë mënyrë, në një vit kalendarik, CR7 do të arkëtojë plot 400 milionë euro.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026