Rikonstruksioni i rrugës Gështenjas-Pogradec 2.5 km e gjatë po shkon drejt përfundimit.
Sipas nënkryetarit të bashkisë Paskalino Ziko, projekti që është investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, parashikon trotuare për këmbësorët dhe korsi biçikletash përgjatë gjithë këtij segmenti rrugor, duke krijuar lehtësi lëvizjesh për banorët e fshatrave të njesë administratove Buçimas si dhe drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks nacional, i cili ka qënë burim aksidentesh.
Gjithashtu në projekt është parashikuar edhe vendosja e ndriçimit.
Segmenti prej 2.5 kilometrash nga fshati Gështenjas në Pogradec për shkak të mungesës së ndriçimit, korsisë së bicikletave dhe trotuareve prej vitesh ishte kthyer në shqetësim për shkak të nurmit të lartë të aksidenteve, përfshi edhe ato me pasojë vdekje.
Punimet për rehabilitimin e këtij aksi priten të përfundojnë pas 3 muajsh.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026