Nga Eduard Zaloshnja
Nga analiza statistikore e të dhënave të një sondazhi rigoroz që drejtova në terrenin e Tiranës urbane, rezultoi se korrelacioni më i fortë statistikor i mënyrës së votimit në zgjedhjet e fundit parlamentare lidhej me vendlindjen e babait të të anketuarve.
Rreth 23% e të anketuarve deklaruan se babai u kishte lindur nëShqipërinë e Veriut, rreth 43% në Shqipërinë e Mesme, dhe rreth 34% në Shqipërinë e jugut. Këta të fundit e kishin 2.4 herë më tëlartë probabilitetin e votimit vjet për PS-në, krahasuar me tëatyre që u kishte lindur babai në Shqipërinë e Veriut, dhe 1.2 herë më të lartë se të atyre që u kishte lindur babai në Shqipërinë e Mesme. Pothuaj gjysma e atyre që u kishte lindur babai në Shqipërinë e Jugut votuan vjet për PS-në (shihni tabelën e mëposhtme).

- Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat, por plumbat i meritoni ju; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë! - 29/10/2026
- Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930 - 29/10/2026
- Zbulohet formula! Si do të taksohen makinat elektrike në Shqipëri? Rreth 165 euro në vit për… - 29/10/2026