17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Reforma territoriale/ Alibeaj: Miratoni draftin e PD ose maxhoranca ka skenar për të marrë në tavolinë zgjedhjet e 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediet pas përfundimit të mbledhjes ka akuzuar mazhorancën për skenarë.

Teksa kjo e fundit i qëndron reformës territoriale aktuale, duke hedhur poshtë atë të propozuar nga PD-ja, Alibeaj deklaroi se ky është një skenar që edhe zgjedhjet lokale të 2023 socialistët t’i fitojnë në tavolinë.

Alibeaj: Ajo që është thënë sot nga mazhoranca është skenari që edhe zgjedhjet e 2023 t’i fitojnë në tavolinë. Kjo gjë na vendos ne deputetët e PD për ta çuar deri në fund për t’i dhënë shqiptarëve një reformë për shqiptarët. Kjo është një nga ato çështje që na është kërkuar ne deputetëve të PD në çdo mbledhje që të ketë një ridimensionim të reformës. Kjo është ajo që do të bëjmë ne deputetët e PD-së.

Sipas tij, ngritja e komisionit të reformës territoriale nga opozita vjen si nevojë e kërkesave të publikut shqiptar. Alibeaj theksoi se thelbi i reformës është marrja e pushtetit nga qendra, dhe çuarja e tij në bazë, pra te qytetari.

Alibeaj: Ngritja e komisionit të reformës territorial vjen si nevojë që në vitin 2014 e këtej. Është një kërkesë e publikut shqiptar. Reforma të tilla të mëdha bëhen gjithmonë me një consensus politik që bazohen në nevojat e publikut shqiptar. Për këtë arsye nuk është çështje besimi te pala tjetër. Pyetja që duhet të na bëhet është se zgjidhja që do ofrojmë ne a i përgjigjet nevojave? A bazohet në standard që eleminojnë defektet e krijuara deri tani. Thelbi i reformës është marrja e pushtetit nga qendra dhe çuarja e tij në bazë.

Ndryshe nga harta aktuale e cila e ndan Shqipërinë në 61 njësi vendore, demokratët kanë propozuar një ndarje të re me 92 bashki. Ashtu siç konfirmoi për ABC, bashkëkryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi, demokratët kanë propozuar shtimin e 31 bashkive të reja.

/javanews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x