161 mijë turistë gjermanë kanë vizituar Shqipërinë këtë vit, 64% më shumë se sa vitin e kaluar. Shifrat i bëri publike kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuara pamjet e një kroçere që është ankoruar në Portin e Durrësit dhe ka sjellë 359 turistë gjermane.
‘Interesi i pushuesve të huaj për të vizituar Shqipërinë vijon. Kroçera turistike “Amadea” është dallëndyshja e radhës, që është ankoruar sot në Portin e Durrësit, ndërsa ka sjellë 346 turistë gjermanë.
Nga janari në shtator, 161 mijë turistë gjermanë e vizituan Shqipërinë, 64% më shumë se vitin e kaluar.’- shkruan Rama.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026