Policia në Kolonjë ka nisur hetimet për një të ri i cili ka vrarë me armë gjahu një kalë dhe ka plagosur një tjetër.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Shelegur ndërsa kuajt ishin në pronësi të një prej agrobizneseve në zonë. I riu akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
Ndërkohë, pronarët e agroturizimit, pas njoftimit që 24-vjeçari që ka qëlluar kafshët është proceduar penalisht, thonë se kjo për ta është si t’ua vrasin për herë të dytë kalin.
Mesa duket autori i ngjarjes është fqinj i tyre dhe shprehen se ndihen të kërcënuar për jetën.