Vladimir Putin është i hapur të diskutojë një armëpushim në Ukrainë me presidentin e zgjedhur Donald Trump. Megjithatë ai përjashton mundësinë e lëshimeve të rëndësishme territoriale dhe këmbëngul që Kievi të braktisë ambiciet për t’iu bashkuar NATO-s. Janë 5 burime me qasje në Kremlin, që e bëjnë të ditur diçka të tillë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump i cili është zotuar t’i japë fund konfliktit për 24 orë, po rikthehet në Shtëpinë e Bardhë në një kohë kur Moska ka epërsi të dukshme. Ajo kontrollon 1/5 e territorit ukrainas, në madhësinë e shtetit amerikan të Virxhinias dhe po avancon me ritmin më të shpejtë që prej ditëve të para të luftës.
Në raportimin e parë të detajuar të asaj që Putin mund të pranojë në çdo marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trump, 5 zyrtarë dhe ish-zyrtarë rusë, thonë se Kremlini mund të pranojë gjerësisht të ngrijë konfliktin përgjatë frontit të luftës. Mund të ketë hapësirë për negociata lidhur me ndarjen e saktë të rajoneve të Donjetskut, Luhanskut, Zaporizhias dhe Khersonit, sipas 3 prej burimeve që kanë kërkuar të qëndrojnë anonimë.
Ndërsa Moksa pretendon të katërta rajoneve si pjesë integrale të Rusisë, të mbrojtura nën ombrellën bërthamore të vendit, forcat e saj tokësore në terren kontrollojnë70-80% të territorit, me 26 mijë km katrorë të tij që vijon të jetë nën kontrollin e trupave të Kievit.
Rusia mund të jetë gjithashtu e hapur të tërhiqet nga disa pjesë të vogla territori që kontrollon në rajonet e Harkiv dhe Mikolaiv në veri dhe jug të Ukrainës, thonë dy prej zyrtarëve. Presidenti Vladimir Putin tha këtë muaj se çdo armëpushim i mundshëm duhet të reflektojë realitetet në terren, por se ai i druhet një armëpushimi jetëshkurtër që do të lejojë perëndimit të riarmatosë Ukrainën.
- Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n - 07/02/2026
- Klintonët duan seancë publike/ Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë - 07/02/2026
- Çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e çështjes Balluku - 06/02/2026