18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

PSG zgjidh kontratën me trajnerin Pochettino

Zyrtaret, Mauricio Pochettino nuk është më trajner i Paris Saint-Germain. Klubi parisien ka bërë të ditur në rrjejet sociale vendimin për trajnerin argjentinas: “Paris Saint-Germain konfirmon se Mauricio Pochettino ka përfunduar rolin e tij në klub. Klubi falënderon Mauricio Pochettino dhe stafin e tij për punën e bërë dhe i uron atyre më të mirat për të ardhmen”.

Pochettino mbërriti në Paris në janar 2021 për të zëvendësuar Tuchel të shkarkuar. Në krye të parizienëve ish-trajneri i Tottenham fitoi: një kampionat, një kupë franceze dhe një superkupë franceze duke shtyrë zhgënjimet e hidhura në Champions League (eliminimet në gjysmëfinale dhe raundi i 16).  Rekordi i tij në stolin e PSG-së është 55 fitore, 13 barazime dhe 15 humbje. 

Pas shkarkimit të Pochettino, Paris Saint-Germain prezantoi Christophe Galtier si trajnerin e ri. Ish-trajneri i Lille nënshkroi një kontratë dyvjeçare, deri më 30 qershor 2024.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x