24.5 C
Tirana
05 / 10 / 2024

Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar Ministren e Arsimit Evis Kushi për sistemin arsimor. Korreshi ka publikuar në rrjetin social Facebook disa foto të një shkolle të lënë në harresë siç thotë ai dhe të shkatërruar.

Korreshi thotë se shkolla në fshatin Mizë të Lushnjes përdoret vetëm për fushatë dhe nxënësit dërgohen në shkolla të tjera gjatë sezonit shkollor.

“Keni te fala nga arritjet e fundit ne sistemin arsimor.Kjo eshte shkolla europiane e Mizes. Alo aloo Ministriaaaa si do ja veme emrin?? Vetem per fushat e perdorim kete shkollen e mira eshte ta perdorim edhe per nxenesit jo ti degdisim ne fshatra te tjerë”, shkruan Korreshi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x