Analisti Fitim Zekthi nuk e konsideron rastësi protestën e thirrur nga Sali Berisha më 19 nëntor, ditën kur Kushtetuesja pritet të marrë vendim për të.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se opozita, prej vitesh ndodhet në krizë të thellë.
“Unë nuk mendoj se mund të hyjmë dot në mendjen apo zemrën e opozitës, por nuk ka asnjëherë koecidencë. Unë mendoj që opozita shqiptare, ka kohë, ka hyrë në një krizë të thellë që nuk del dot. Gjithmonë e më shumë zhytet. Edhe kjo protesta, janë të gjitha përpjekje pa kuptim politik që nuk çojnë asgjëkundi politikisht. Protestat në ditët e vendimit të gjykatave, janë të papranueshme. Opozita shqiptare prandaj ka hyrë në këtë krizë. Opozita shqiptare nuk është kjo shpresa e fundit. Kjo opozitë nuk e fiton dot votën e popullit. Nuk mund të ndodhë. Duhet të ofrojë që jam shpresa e fundit për të ndërtuar një opozitë dhe të ndërtojë një opozitë”, theksoi ai.
- Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran - 07/02/2026
- Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam” - 07/02/2026
- Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri - 07/02/2026