9.5 C
Tirana
22 / 11 / 2024

Protesta/ Berisha: S’e njohim pushtetin e vjedhur të Ramës! Shqiptarët t’i thonë “Jo” Ballkanit të Hapur

Duke valëvitur flamurin Shqiptar në duar, podiumit në protestë para Kryeministrisë iu bashkua edhe kreu i PD Sali Berisha. Duke i renditur, sipas tij, të gjitha skandalet dhe vjedhjet që ka bërë qeveria e Edi Ramës, Berisha i ka kërkuar atij të largohet dhe të dëgjojë zërin e popullit që sot ishte mbledhur poshtë zyrës së tij.

“Ju erdhët nga të katër anët në këtë bulevard se ju thirri ora e lirisë, ora e Shqipërisë. Shqipëria në rrezik ishte kushtrimi që ju ngriti juve në këmbë. Sot me Ramën ne jemi armiq, po pse jemi armiq. Sepse ti Edi Rama ke për ideal pushtetin dhe vetëm pushtetin, kurse unë me këta burra e gra kemi lirinë dhe vetëm lirinë. Ti do pushtetin për të pasuruar veten, kurse unë lirinë e dua për të bërë të lirë shqiptarët e për t’iu kthyer qytetarëve dinjitetin. Ti ja ke mbathur, gabim ke bërë, ne nuk veprojmë në pabesi, kur të themi mbathja do t’ia mbathësh, së dyti, mos harro i mjerë se me forcën e idealeve tona të lirisë ne thërrmojmë çdo bunker, shpojmë çdo blind, asgjë s’na ndal ne në përpjekjet për liri”, tha Berisha.

Teksa kërkoi hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE-në, Berisha foli edhe për Ballkanin e Hapur ku u kërkoi shqiptarëve t’i thotë “Jo” pasi ajo është një nisëm e Beogradit dhe Putinit.

“Miqtë e mi, këtë javë shpresoj që BE të vendosë hapjen e negociatave dhe u bëj thirrje nga kjo tribunë të hapin negociatat me Shqipërinë, mos të shkojnë shqiptarët për Edi Ramën, i cili do çdo gjë, por negociatat me BE nuk i do, sepse ato do ta nxjerrin atë lakuriq siç është, demon i pushtetit, krye hajdut i Evropës. Të dashur qytetarë, politika e jashtme si rregull nuk është çështje e mitingjeve dhe protestave, pro kur kryetari i qeverisë së vendit tënd bëhet tellall i Beogradit, kur ai fut sherre te fqinjët me gjuhën dhe sherret e tij, kur ai shndërrohet në vasal të Vuçiç, kur ai rrethon Kosovën, nuk ka interesa shqiptare, por të parat ka interesat e Beogradit, atëherë nuk mund të rri pa i thënë: Edi Rama populli opozitar shqiptar patriot kudo që janë, do t’i thonë “Jo” “Ballkanit të Hapur”, “Jo” Ballkanit të Beogradit, “Jo” Ballkanit të Putinit, do t’i thonë “Po” procesit të Berlinit, rrugës sonë drejt Evropës”, u shpreh Berisha.

Protesta e thirrur nga PD ishte paqësore dhe zgjati 2 orë siç ishte parashikuar. Me qindra qytetarë u mblidhen para Kryeministrisë ku kërkuan largimin e qeverisë Rama duke e akuzuar të për rritjen e çmimeve, largimin e  të rinjve dhe mungesën e shpresë për të ardhmen.

/rtsh.al/

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x