Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45-vjetësh burgim për ish-krerët e UÇK-së, në seancën gjyqësore ku ka filluar faza përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Dënimi prej 45-vjetësh burgim është kërkuar nga kryeprokurorja Kimberly West, në seancën e fjalëve përfundimtare“ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45- vjetësh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave.
Këto janë krime lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza, nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës. Mbeten shumë të rënda”, theksoi ajo.
- Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut - 09/02/2026
- Pezullimi i Ballukut, Rama mbledh grupin e PS pak orë para vizitës në Bruksel: Do vijojmë betejën ligjore - 09/02/2026
- Prokuroria e Hagës jep pretencën për ish-drejtuesit e UÇK-së, kërkon 45 vite burg (VIDEO) - 09/02/2026