Nëse fëmija juaj zgjedh me dëshirë të bëjë punë shtëpie në vend që tëlexojë një libër; nëse ju duhet t’i luteni gjithmonë të hapë një libër, qoftëpër shkollë, qoftë për kënaqësi, është koha të merrni situatën vetë nëdorë. Asnjë prind nuk di tamam se si të reagojë kur fëmija e tij e urrenleximin dhe është akoma më e vështirë ta motivosh fëmijën që të lexojë, por nuk është e pamundur dhe mbi të gjitha është detyrë e prindit. Sfidamë e madhe, për prindërit dhe mësuesit, nuk është thjesht t’i bindinfëmijët të lexojnë, por edhe ta shijojnë leximin. Me kalimin e moshësulet motivimi për të lexuar në përgjithësi. Nëse njerëzit nuk e shijojnëleximin kur janë fëmijë, është e pamundur që një gjë e tillë të ndryshojëkur të rriten. Ndaj është e rëndësishme që fëmija të inkurajohet për tëlexuar.
1. Kthejeni leximin në sfidë
Fëmijët i pëlqejnë sfidat, konkurset me njëri-tjetrin.
Një mundësi është qët’i nxisësh fëmijët të lexojnë një libër me zgjedhje duke përcaktuar edhekohën si dhe vlerësimet respektive. Fëmijët nxiten kur mendojnë se do të shpërblehen, qoftë edhe me një përgëzim nga prindërit apo mësuesit. Njëtjetër metodë e përdorur nga mësues të ndryshëm është nxitja e fëmijëvepër të lexuar gjatë kohës së pushimeve. Fëmijët bëjnë fotografi të tyreduke lexuar në vende të ndryshme dhe fotot më interesante, me fillimin e shkollës, vendosen në muret e klasës.
2. Mbusheni dhomën e fëmijëve me libra
Fëmijët që kalojnë kohë në mjedise të mbushura me libra rriten me idenëse librat janë miq. Mbusheni dhomën e fëmijëve me libra. Me kalimin e kohës, edhe nëse ata nuk e pëlqejnë leximin, do t’i shohin librat si diçkamë tepër sesa dekorim.
3. Jo vetëm libra
Bëjeni leximin pjesë të aktiviteteve të fëmijëve. Lejojini ata të lexojnëçdo gjë, nga menytë te tabelat rrugore te raportet mbi motin. Sigurohuniqë fëmijët të kenë gjithmonë diçka për të lexuar në kohën e lirë, nukështë e thënë të jetë letërsi e mirëfilltë.
4. Lejojini të përdorin teknologjinë
Për shumë nga ne, asgjë nuk e zëvendëson librin fizik. Megjithatë, kohëtkanë ndryshuar dhe brezat nuk mendojnë dhe veprojnë njëlloj. Lejojinifëmijët të lexojnë nëpërmjet tabletave, i-Pad- eve etj. Këto të fundit kanëedhe të mirat e tyre, pasi adaptohen për fëmijët me aftësi të kufizuara nëshikim.
5. Lejojini të zgjedhin
Leximi për kënaqësi është një nga metodat për të pasur rezultate të miranë shkolla. Kështu që është shumë e rëndësishme që fëmijët të lexojnëato që u pëlqejnë. Mos iu impononi fëmijëve! Sigurisht, është idomosdoshëm kontrolli i materialeve në varësi të moshës, por përveçkësaj, lejojini fëmijët të zgjedhin. Pikërisht këta fëmijë që zgjedhin nëseduan të lexojnë një roman, përralla, revista humoristike, poezi… janë ataqë përfshihen më shumë në lexim.
Përgatiti: Elona Qose