3.5 C
Tirana
11 / 12 / 2025

Presidenti gjerman mbërrin në Kiev, do të takohet me Zelenskin

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka mbërritur në Kiev këtë të martë, në një vizitë të paparalajmëruar.

Steinmeier pritet të takohet gjatë ditës me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kjo është vizita e parë e Steinmeier qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por është përpjekja e tij e tretë për të udhëtuar për në Kiev.

Javën e kaluar, Steinmeier shtyu një udhëtim të planifikuar për në Ukrainë, për shkaqe sigurie.

Presidenti gjerman po ashtu kishte planifikuar që ta vizitonte Kievin së bashku me homologët e tij nga Lituania, Polonia, Letonia dhe Estonia në prill, por pak para vizitës iu kërkua që të mos udhëtonte drejt kryeqytetit ukrainas.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x