12.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Presidenti Begaj uron Kadarenë: Ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe zonja e Parë Armanda Begaj uruan sot ditëlindjen e 87-të të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Në një postim në rrjetin social facebook, presidenti Begaj e cilëson Kadarenë si ambasadorin më të mirë të kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë.

Më poshtë urimi i presidetit Begaj:
“Patëm kënaqësinë që së bashku me Armandën, t’i uronim sot ditëlindjen mjeshtrit të letersisë shqipe, Ismail Kadare.

I përkthyer në mbi 45 gjuhë, ai është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë, shkrimtari dhe intelektuali që e ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë”, përfundon mesazhi i presidentit Begaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x