6.5 C
Tirana
11 / 04 / 2025

“Po të kishe sharë Sorosin, hyje direkt në listë!”/ Rakipi pyet Tabakun për trampizmin në PD

Ylli Rakipi ka pyetur deputeten Jorida Tabaku, e cila kandidon në listën e hapur të Partisë Demokratike për një mandat tjetër, lidhur me konservatorizmin që ka “veshur” PD këto kohë, pas ardhjes së Trump në Amerikë.

Tabaku, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se PD i ka patur gjithmonë në themel parimet konservatore, por çështjet të cilat theksohen më shumë lidhen edhe me kontekstin global.

Biseda në studio:

Ylli Rakipi: Unë po të isha këshilltari yt, do të të thosha bëje copa-copa Sorosin dhe hapet lista direkt. Kisha të ftuar njërin këtu, e bëri copë Sorosin dhe u hap lista direkt për të birin…

Jorida Tabaku: Unë kam qenë e qëndrueshme, kështu jam. Por shpresoj të flasim edhe për të ardhmen jo vetëm për të shkuarën, sepse unë dhe PD jemi në një betejë elektorale.

Ylli Rakipi: Jorida ti je dënuar për të shkuarën. Për të ardhmen është pozitive që ti të jesh në PD dhe i bën nder. Ti nuk e thua dot, dakord.
PD ka marrë tipare konservatore dhe trampiste. A jeni ju konservatore? Se Floriana Garon e kisha të ftuar dhe bërtiste fort për konservatorizmin.

Jorida Tabaku: Ju doni të përmendni gjithë kolegët këtu. PD i ka ato parime në themel të saj dhe nuk ka nevojë të bëhemi më katolikë se Papa. Liria e tregut, ekonomia, liria e mendimit. Mendoj se disa gjëra po diskutohen edhe prej kontekstit. Por programi ekonomik është bërë me CDU-në gjermane.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x