13.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

PËRGJIMET E SPAK/ 4 nga të arrestuarit e laboratorit të kokainës në Fier, po planifikonin të kryenin vrasje

4 të rinjtë e arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor që çoi në zbulimin e laboratorit të drogës në Fier, do të kryenin një vrasje në zonën e Dibrës.

Tv Klan ka mësuar ekskluzivisht se ky informacion i administruar nga Policia e Shtetit ka detyruar këto të fundit të ndërhyjë menjëherë duke vënë në pranga Klajdi Kodrën, Bledar Matoshin, Kid Koshenën dhe Redion Meshin.

Arrestimi i tyre u finalizua në Rrugën e Arbrit, teksa 4 të rinjtë lëviznin me një automjet tip Range Rover në pronësi të Klajdi Kodrës, ku u gjetën dhe sekuestruan 2 kallashnikov, 2 pistoleta dhe municion luftarak.

Plani për vrasjen që do kryehej nga 4 të arrestuarit u zbulua nga SPAK dhe Policia e Shtetit në bazë të përgjimeve të kryera prej muajsh në kuadër të operacionit Konsistenca, ku u sekuestruan 430 kg kokainë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x