11.5 C
Tirana
07 / 11 / 2025

Përfundon 2-0 ndeshja në “Air Albania”, Shqipëria shënon golin e dytë me penallti ndaj Armenisë

Shqipëria ka mposhtur Armeninë në miqësoren e luajtur këtë të shtunë në stadiumin ‘Air Albania’.

Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje shumë të mirë duke gjetur dhe dy herë rrjetën. Goli i parë erdhi nga Xhuliano Skuka, i cili mori një pasim të mirë në vijën e zonës së rreptësisë dhe goditi tokazi me të djathtën duke mposhtur portierin.

Për golin e sigurisë mendoi Kristjan Asllani, mesfushori që aktivizohet tek Interi. 20-vjeçari ekzekutoi saktë një 11 metërsh të cilin e shndërroi në gol.

Ndërkohë të besuarit e Edoardo Rejës shënuan një tjetër gol me Tedi Carën, por u anulua për pozicion të parregullt.

Fitorja e fundit e Shqipërisë daton në 15 nëntor 2021 ndaj Andorrës. Që prej atëherë ka pësuar 5 humbje.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x