15.5 C
Tirana
31 / 10 / 2025

Pëllumb Kulla: Shqipëria s’është ndarë nga e shkuara, pse nuk e bëri PD ligjin e dosjeve?

Shkrimtari dhe diplomati Pëllumb Kulla thotë se ligji i dosjeve i miratuar pak ditë më parë nga Kuvendi është tepër i vonuar në raport me shtete të tjera që kanë qenë në të njëjtat kushte para 30 vjetësh dhe e kanë bërë me kohë ligjin.

Në një intervistë për Euronews Albana Kulla u shpreh se dosjet nuk janë hapur qëllimisht prej atyre që kanë qenë në pushtet pasi u duheshin për të qeverisur.

Sipas Kullës, PD duhet ta kishte me kohë ligjin e dosjeve ndërsa të majtët edhe pse me vonesë duhen përgëzuar që e miratuan një ligj të tillë.

“Derisa iu deshën dosjet sigurimit, pushtetarëve për të bërë qeverisjen i mbajtën dhe tani dalin në shesh. Xhelatët janë ata që njihen dhe mund të ishin marrë masa, dhe demokratë duhet të pyeten pse nuk e kanë bërë ata ligjin e dosjeve?

Unë kam bindjen e plotë se nuk jemi ndarë ende nga e kaluara, jemi në një situatë që e kemi  të vështirë të ndahemi nga mëkatet tona.

Kjo është keqpërdorur nga të dyja palët politike. Madje duhen përgëzuar ata që e morën iniciativën këtë radhë, por mund të ishte bërë më herët edhe prej tyre”, tha Kulla

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x