6.5 C
Tirana
11 / 04 / 2025

“PD të dalë në terren se nuk e shohim gjëkundi”, Gogu: Në Tiranë synojmë 20 mandate

Deputeti socialist Toni Gogu tregoi organizimin e fushatës për të fituar zgjedhjet e 11 majit.

Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Roland Zili, Gogu tha se Partia Socialiste ka si objektiv 20 mandate në qarkun e Tiranës.

Sa i përket mungesës së Veliajt në fushatë, deputeti socialist nënvizoi se PS ka rigjetur forcat për të vazhduar garën.

Intervista e plotë:

Ju ndodheni në pjesën e hapur të listës së Partisë Socialiste, në një garë të fortë për të marrë mandatin. Si e keni organizuar fushatën për ta arritur këtë qëllim?

Gogu: Me gjithë socialistët do të bëjmë fitoren e radhës së Ramës dhe PS-së. Kërkojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe kërkojnë të shohin fshatin evropian këtu në Pezë, Vaqarr, Ndroq e besoj në gjithë Shqipërinë.

Ku dalloni ju nga kandidatët e tjerë që do t’ju sillte më shumë vota?

Gogu: Unë mund të them që këtu kam jetuar kaq shumë kohë, kam qenë një nga shumë kolegët socialistë që kam kontribuar në debatet parlamentare apo në punën e komisioneve parlamentare, qoftë ato të posaçme, qoftë ato hetimore, etj. Besoj se kam shërbyer, por kjo nuk do të thotë që më bën mua ndryshe nga kolegët e tjerë që po garojnë.

Sa ju dëmton fakti që kryebashkiaku Veliaj i mungon fushatës së 11 majit?

Gogu: Unë besoj se PS ka rigjetur forcat për të vazhduar garën. Patjetër që miqtë edhe shokët tanë, që kanë kontribuar tek të gjitha fushatat socialiste, e sot nuk janë me ne, patjetër që fmungesa e tyre ndihet nga të gjithë ne. Tani fokusi ynë është për të fituar zgjedhjet e 11 majit.

Sa mandate synoni të merrni në Tiranë?

Gogu: Drejtuesi politik vendos objektiva, por unë mund të them që jo vetëm mbrojmë 18 mandatet, por jam i bindur që mandati i 19 është mëse i natyrshëm për PS dhe 20 është objektivi ynë.

Si e vlerësoni ju rivalin tuaj politik, Partinë Demokratike, në fushatën e saj?

Gogu: E para është të vijnë në terren. Nuk e dimë ku janë. A janë akoma duke u marrë me njerëzit e tyre atje brenda, se në terren nuk janë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x