17.5 C
Tirana
21 / 11 / 2024

Pasuria e fshehur për 100 vite: Vlera e monedhave habit pronarët

Një familje në Filadelfia, SHBA, e cila kishte ruajtur për më shumë se 100 vite një koleksion të rrallë monedhash ari, zbuloi me habi se vlera e tij nuk ishte 50,000 dollarë, siç kishin menduar më parë, por plot 2 milionë dollarë.

Koleksioni përfshinte 51 monedha ari të prera mes viteve 1849 dhe 1889, si dhe tetë monedha ari përkujtimore nga fillimi i shekullit XX. Ky koleksion ishte mbledhur fillimisht në vitin 1899 nga koleksionisti i njohur i monedhave Henry Chapman dhe ishte ruajtur për dekada në një kasafortë bankare në Filadelfia.

Kur familja vendosi ta vlerësonte këtë koleksion, Luis Martinez, themelues i Matador Rare Coins, u habit nga vlera e lartë që monedhat arritën. “Kur u tregova pronarëve rezultatin e vlerësimit, ata mbetën të mahnitur dhe nuk mund ta besonin,” tha Martinez për CoinWorld. “Një koleksion që ata mendonin se vlente 50,000 dollarë mund të arrijë tani mbi 2 milionë dollarë në ankand!”

Monedhat u vlerësuan dhe u certifikuan nga Professional Coin Grading Service (PCGS), e cila konfirmoi vlerën e lartë të përllogaritur nga Martinez. Monedhat ishin ruajtur në zarfet origjinale të dyqanit të Chapman-it në Filadelfi dhe ruanin një shkëlqim të veçantë estetik, çka i shtonte më shumë vlerë koleksionit.

Ndër monedhat përkujtimore të rralla ishin përfshirë edhe Louisiana Purchase Exposition Gold Dollar i vitit 1903 dhe Lewis and Clark Exposition Gold Dollar. Presidentja e PCGS, Stephanie Sabin, e cilësoi koleksionin si një “thesar kombëtar”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x