Festivali i 61-të në RTSH ka përfunduar, por ai vijon të komentohet për shkak të organizimit, emrave të përfolur të fituesve e mbi të gjitha për faktin se si ndonëse RTSH është një televizion publik, festivali është një patentë që kalon çdo vit nga një dorë në tjetrën.
Kësaj here, këndvështrimi që sjell producenti Pandi Laço ka marrë pëlqime të shumta në facebook.
Në një retrospektivë të tij, duke aluduar për festivalin pas 61 vitesh të ardhshme, Laço thotë se në festivalin e 122-të, në vitin 2083, e ftuara speciale do të vijë nga Planeti Mars dhe do të jetë pikërisht moderatorja e festivalit të sivjetshëm, moderatorja e “Big Brother”.
Lexoni më poshtë statusin e Pandi Laços për të kuptuar ca të vërteta therëse që na dhembin të gjithëve!
Pallati i Kongreseve !
Festivali i 122 i Kenges ne Instagram, Facebook, Tik – Tok!
( Pasi “Video vrau yllin e Radios” dhe “Instagrami vrau yllin e Televizionit”, Radio-Televizioni kaloi ne faliment. E megjithese RTSH nuk ekziston me, Festivali ka mbetur nje patente antike e cila ka kaluar si PPP nga duart e nje oligarku tek nje tjeter ).
Ne skene shfaqet moderatorja e Festivalit, Krishna Kapoor!
(Krishna eshte ster-stermbesa e Raj Kapoor, aktorit te famshem Indian te filmit “Zotnia 420” , por eshte qytetare me pasaporte shqiptare, pasi familja e saj prej me shume se gjysem shekulli jeton ne rezidencen EMMAR – Marina Yacht te qytetit Durres)
Krishna – Zonja e zoterinj mirembrema ! Festivali i Kenges ne Shqiperi tradicionalisht ka qene i lidhur me Festat e fundvitit dhe ne menyre te vecante me Vitin e Ri ! Por sic e dini sipas kalendarit hindu , Viti i ri fillon me 11 prill, diten e pare te pranveres. E pra prej kohesh ky festival nuk zhvillohet me ne dhjetor si dikur, por pikerisht ne pragfesten e Vitit te ri per te gjithe komunitetin hindu.
Por sonte kam nje surprize per ju ! Sepse per te hapur siparin e ketij festivali , kam ftuar nje Zonje te nderuar qe vjen nga shume larg !
Ajo vjen nga planeti Mars, aty ku sic e dini ka nje komunitet te spikatur shqiptaresh ! Sic e dini, ky komunitet u ngul ne Planetin e Kuq, rreth gjysem shekulli me pare, atehere kur autoret e programit televiziv Big Brother vendosen ta ndertojne shtepine e banoreve pikerisht aty – Ne Mars !
Konkurentet vazhdojne te rezistojne aty prej me shume se 50 vjetesh , ndersa Vellai i Madh i vezhgon.
Qysh atehere, zonja qe do te ftojme sot, ka ndertuar jo vetem rezidencen, por edhe jeten ne ate planet.
Zonja e zoterinj, me njoftojne se para pak eshte ulur anija e saj kozmike ne fushen e Air Albania.
Keshtu qe pregatitemi te presim ne kete skene , nje zonje qe ka nje shekull mbi shpine ! Zonja e zoterinj A. O. !
( Hyn personazhi i ftuar)
Krishna – Mirese vini zonje ne Festival !
A. O. – Mirembrema yjeee!
Krishna – Si ju shkoi udhetimi zonje..?
A. O. – Ohhh…spektakel fare ! Shume pak turbolenca….Ja ku eshte Marsi, me tunelin e ri …
Krishna – Besoj ju ka marre malli per kete skene…
A. O. – Shume fare…
Krishna – Cfare ju mungon me shume..?
A. O. – Cfare me mungon ..? Me mungojne (merr fryme thelle) …yjet …!
Krishna – Yjet e qiellit jane po ato, besoj shihen edhe nga Planeti juaj ..?
A. O. – Jo ato te qiellit ! Yjet e tokes ! Yjet e dikurshem te BB !
Krishna – Ju mirekuptoj! 61 vjet me pare …pikerisht gjysma e moshes se Festivalit! Ju keni qene ne kete skene…
A. O. – Me duken si vite drite larg! Ka qene nje eksperience mahnitese !
Krishna – Cfare mbani mend ?
A. O. – Ne fakt nuk mbaj mend shume… sepse menjehere pas Festivalit filloi edicioni i rradhes se BB YJE dhe eksperiencat me ngatrrohen pak. Edhe vitet bejne te veten!
Krishna – Po mire , besoj kenget e atij viti duhet t’ju kujtohen? Normalisht i ruani ne nje USB?!
A. O. – Per fat te keq jo…! Dhe a e dini pse? Ne Mars muzika eshte e censuruar. Ose me sakte eshte sakrilegj ! Quhet ndotje akustike! Aty ekziston nje qetesi olimpike ! Rrezikon deri 100 vjet internim ne planetin e pabanuar Uran, ai qe tenton te degjoje edhe nje note te vetme muzikore!
Krishna – Shume tragjike ! Nuk e dinim kete fakt ! Po si mund te jete jeta pa muzike ?!
A. O. – Jeta pa muzike …? Eshte kulminacioni i kenaqesise qe mund te provoje qenia marsiane ! Shume shpejt do te vije koha qe ta provoni kete ndjesi dhe ju tokesoret…
Krishna – Mendoj se eshte shpejt ende. Kompania qe ka te drejtat e organizimit te Festivalit, e ruan kete te drejte dhe per 257 vjet te tjera. Kam pershtypjen qe nese qeveria e Parlamenti aprovojne nje ligj te tille per ndalimin e muzikes e rrjedhimisht Festivalit, duhet te paguaje nje gjobe te majme!
A. O. – Po besoj s’eshte e para here qe ndodh kjo gje… te gjithe ata qe jane demshperblyer nga qeveria, kane ndertuar rezidenca te jashtezakonshme ne Mars…
Krishna – Ta leme politiken e para se te bejme prezantimin e pare, le te flasim pak per BB YJE .. Cpo ndodh me ta? U be me shume se gjysem shekulli qe jane brenda ne shtepi..
A. O. – Asgje e vecante ..eshte nje rutine tashme! Hyjne banore te rinj, po te vjetrit nuk pranojne te dalin… Mund te them se shtepia tani numeron 6854 banore! Te gjithe yje !
Krishna – Ke shihni ju si pretendent per ta fituar kete edicion… ?
(Vijon – Cdo reference ndaj njerezve ekzistues ose ngjarjeve reale mund te jete edhe rastesi)