Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta që Sali Berisha po mban para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa Këshilli i Mandateve po shqyrton kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit për aferën ‘Partizani’. Siç shihet edhe në këto pamje, të paktë janë personat që i janë bashkuar Berishës në këtë protestë, duke e braktisur edhe ata pak militantë që i kanë mbetur.
I braktisur nga militantët, krah Berishës ka dalë e bija Argita Berisha, e cila u pa sot jashtë kryesisë së Kuvendit duke marrë pjesë në protestë. Përveç të atit që i akuzohet për korrupsion pasiv, Argita ka edhe bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezin nën hetim për Partizanin, i cili është në masën arrest shtëpie.
Protesta u braktis edhe nga deputetët e Gazment Bardhit, që e kanë përkrahur Berishën në sallën e Parlamentit. Bardhi kishte dalë kundër kësaj proteste që në mbledhjen e grupit.
- “Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn - 16/05/2026
- Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm - 16/05/2026
- KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve - 16/05/2026