‘Mercenarët e grupit rus Wagner- po ndihmojnë Serbinë të përgatisë një sulm të mundshëm ndaj kombit tonë’ është ky paralajmërimi i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani gjatë një interviste për median britanike The Telegraph.
Kryetarja e shtetit shprehet se mercenarët e grupit rusë po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë.
‘Operacioni sekret është krijuar për të hedhur bazat për një sulm të mundshëm nga Serbia për të rrëmbyer territorin e Kosovës’ ka deklaruar më tej Vjosa Osmani për The Telegraph.
“Ata po sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, pa e quajtur operacion ushtarak”, tha Osmani.
Sipas saj, objektivi i Serbisë është “të përgatisë situatën për një aneksim të mundshëm – jo përmes një operacioni tradicional ushtarak, por përmes një lloj sulmi hibrid”.
Osmani thekson se Beogradi po vazhdon të rrisë tensionet në rajon në bashkëpunim me Ëagner-in, që kohët e fundit ka nisur fushatën për rekrutimin e serbëve për luftën në Ukrainë.