Ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, është shprehur se është ndarë përfundimisht me ish-kryedemokratin Lulzim Basha.
Bejko tha në Euronews Albania se ndarja erdhi pas disa gabimeve që kishte bërë sipas tij Basha, gjatë kohës së drejtimit të PD-së.
Ai shtoi se aksioni i Bashës duhet të fokusohej kryesisht te mposhtja e Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha e më pas të konkurronte me Ramën, gjë që sipas tij ai nuk e bëri.
“Jam ndarë përfundimisht me Bashën. Unë kam qenë partizan si askush tjetër i Bashës. Më pyesnin pse duhet ta mbështesësh prapë Bashën për kthimin e tij dhe u thoja që deri dje ka qenë në bashkëkryetarsi me Berishën dhe si çdo njeri ka të drejtë të provohet njëherë vetëm, pa Berishën.
Edhe në Kuvendin e 2 shtatorit unë prap me kusht e mbështeta. Ju e keni transmetuar live Kongresin. Tezat ishin të mira. Do të bëhej betejë mbështetur te e vërteta.
Nuk dha prova force kundër Berishës. Pjesa kryesore e aksionit do të bazohej aty. Unë dhe shumë të tjerë atje brenda nuk kemi qenë dakord me strategjinë e ndjekur nga Basha. Kishte një strategji shumë soft”, tha Bejko.
- Skandal/ E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph” - 07/08/2026
- Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin - 07/08/2026
- Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane - 07/08/2026