8.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

Ndeshja Shqipëri-Itali, pjesa e parë mbyllet 1-2

Ka përfunduar pjesa e parë e  ndeshjes së futbollit Shqipëri-Itali e cila që në fillim ka nisur me mjaft emocione.

Ka qenë Shqipëria që ka kaluar e para në avantazh me golin e shënuar nga Ardian Ismajli në minutën e 16-të, duke ngritur peshë zemrat e tifozëve në stadiumin “Air Albania”.

Krosimi i saktë i Bajramit kthehet në asist perfekt për mbrojtësin që me kokë shtang Meret. Festë e madhe në stadium. Ky është goli i parë që Shqipëria i shënon Italisë.

Por ky gëzim ka zgjatur pak sepse 3 minuta më pas, në minutën e 19-të, shënohet goli i barazimit nga Di Lorenzo I cili vendos në këtë mënyrë ekuilibrat.

Por sërish Italia kalon në avantazh në minutën e 29-të me golin e shënuar nga Grifon, duke kaluar në avantazh.

Trajneri i kuqezinjve, Edy Reja ka vendosur për formacionin zyrtar.

Në prapavijë spikasin emra si Mihaj dhe Kumbulla. Mesfusha ka mjaft cilësi me Bajramin dhe Baren. Në sulm qëndrojnë emra si Uzuni dhe Broja.

https://zebra.cdnja.co/v/ae/aelBa.mp4?token=0YFV6ozYHROsWH0Y56fV9w&expires=1668629880

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x