Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progres raportit vjetor të Komisionit Europian, për vendet aspirante në BE.
Kreu i qeverisë në ndarë në një postim në X, deklaratën e Komisioneres së BE për Zgjerimin, Marta Kos e cila vlerësoi përparimin që ka bërë Shqipëria.
Rama deklaron se qeveria që ai drejton do të zbatojë reformat e kërkuara për anëtarësimin në familjen e madhe europiane.
Reagimi i Ramës
“Po, ia dolëm! Dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë në tryezën e BE-së. Le të vazhdojmë përpara, me ritëm, së bashku.
Marta Kos: Shqipëria ka bërë përparim të paprecedentë. Ky rezultat i jashtëzakonshëm është një njohje e qartë e angazhimit të fortë politik të Shqipërisë dhe e aspiratave të qarta europiane të shoqërisë së saj.

- TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë - 25/05/2026
- Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit - 23/05/2026
- TEATRI ËSHTË VENDI KU XHVISHEM NGA VETJA IME, LË JETËN TIME MËNJANË DHE JETOJ NJË TJETËR BOTË… - 17/05/2026