30.5 C
Tirana
26 / 05 / 2026

Nga “Themeloret” te kapitujt 23 dhe 24! Zbardhet agjenda e Konferencës së sotme Shqipëri-BE

Sot në Bruksel zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.

Konferenca vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER), i cili konfirmon përmbushjen e objektivave të ndërmjetëm në grupkapitullin “Themeloret”, si dhe përcakton objektivat përmbyllës për Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, dhe Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në konferencë në krye të delegacionit shqiptar, të përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar.

Agjenda

18:50 – Mbërritja e Kryeministrit Rama dhe delegacionit në Këshillin e Bashkimit Evropian

18:55 – Foto familjare

19:00 – Hapja e Konferencës Ndërqeveritare

Rreth orës 20:15 – Konferencë për shtyp në përfundim të takimit

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x