11.5 C
Tirana
22 / 04 / 2024

Nga “dritaret e shtrigave” tek e marta ters, besëtytnitë më të përhapura në botë

Macja e zezë që të pret rrugën, të thyesh një pasqyrë, e të tjera besëtytni të çuditshme që janë trashëguar ndër shekuj. Mirëpo edhe këto besime popullore ndryshojnë sipas vendeve dhe kulturave. Më poshtë, po ju rendisim disa nga supersticionet më të çuditshme nga shtete e rajone të ndryshme të botës.

Danimarka

Në shumë vende, derdhja e kripës në tryezë është një ogur i keq, ndërsa hedhja e kripës mbi supin tuaj të majtë sjell fat. Në Danimarkë, derdhja e kripës është fat nëse është e thatë, por fat i keq nëse është e lagësht. Në Skandinavi është praktikë e zakonshme të mbroheni nga shpirtrat e këqij dhe demonët duke hedhur pak kripë në vende të caktuara në shtëpi.

Shtetet e Bashkuara

Ju mund të mendoni se vetëm fëmijët besojnë te figurat e përrallave si shtrigat, por për një kohë të gjatë ata kanë frikësuar edhe të rriturit. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, ky besim është ende i dukshëm, pasi shumë shtëpi vendosin dritare me forma të veçanta të quajtura “dritare shtrigash”. Ato janë të harkuara për të parandaluar që shtrigat të hyjnë në shtëpi me fshesat e tyre.

Marok

Në këtë vend shumë besëtytni janë të lidhura me djallin dhe fenë. Të gogësish me dorën para gojës është më shumë se një shprehje e mirësjelljes. Dora e majtë duhet të vendoset përpara gojës me pëllëmbën e kthyer përpara, në mënyrë që të largohet syri i keq ose djalli. Gjesti duhet të shoqërohet me një formulë arabe: “astaghfar allah” (I lutem Zotit për falje).

Finlandë 

Në Finlandë është mirë të mos vrasësh asnjë merimangë. Sipas besimeve lokale, mund të bjerë shi ditën tjetër.

Indi 

Ekzistojnë disa metoda për të shmangur syrin e keq (karma negative) dhe fatin e keq. Në disa zona të vendit, njerëzit kanë një besëtytni të hedhin piper të kuq dhe kripë në hyrje të shtëpive të tyre. Nëse udhëtoni në Indi, mund të shihni gjithashtu kunguj të mëdhenj të bardhë përpara shtëpive ose dyqaneve për të mbrojtur shtëpinë ose biznesin nga syri i keq i njerëzve.

Kinë 

Në Kinë, numri 4 shqiptohet pothuajse si fjala “vdekje” dhe për këtë arsye sjell fat të keq. Disa ndërtesa shkojnë direkt nga kati i 3-të në katin e 5-të. Përkundrazi, numri 8 do të thotë fat dhe lumturi.

Japoni 

Nëse shkoni në Tokën e Diellit, mos i ngulni kurrë shkopinjtë në oriz, sepse ai është një kujtim i një personi të vdekur. Në të vërtetë, tasi i orizit lidhet me tasat e temjanit që përdoren gjatë ceremonive funerale. Gjithashtu, kryqëzimi ose thyerja e shkopinjve është një shenjë e fatit të keq.

Spanja 

Ndryshe nga shumë kultura që kanë frikë të premten e datës 13, për spanjollët, e marta e datës 13 është një ditë jo e mirë për udhëtime dhe dasma. Ky besim daton që nga Marsi, emri i zotit të luftës në spanjisht.

Franca 

Franca gjithashtu ka pjesën e saj të besëtytnive popullore, të tilla si pirja e një dollie ndërsa shikoheni në sy me personin përballë. Dollia është një akt përkushtimi dhe besimi, tradita e të cilës daton që në mesjetë. Nëse dikush donte të të helmonte, duhej të shikonte gotën e tij për të parë nëse i kishte rënë helm në pije.

Italia

Në Itali është numri 17 ai që sjell fat të keq dhe jo 13, edhe nëse besëtytnia e numrit 13 rrjedh nga Bibla. Nga vjen kjo besëtytni për numrin 17? Shpjegimi vjen nga shkrimi i saj me numra romakë: XVII. Është anagrami i VIXI-t, që në latinisht do të thotë “kam jetuar”, dhe për rrjedhojë “kam vdekur”. Pra, nuk do ta gjeni veten me 17 të ftuar në një darkë në Itali, as nuk do të keni një dhomë me numër 17 në një hotel ose një ndenjëse numër 17 në një fluturim të Alitalia.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x