Në një deklaratë të fortë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u bëri thirrje qytetarëve iranianë të ngrihen kundër regjimit aktual në Teheran, duke e cilësuar atë si “të lig” dhe “shtypës”.
“Ka ardhur koha që ju të bashkoheni rreth flamurit tuaj dhe trashëgimisë suaj historike. Të ngriheni për lirinë tuaj kundër një regjimi të keq dhe shtypës që nuk ka qenë kurrë më i dobët se sot. Kjo është mundësia juaj për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet”, i tha ai popullit iranian.
Ai theksoi se kjo është një mundësi historike për të kërkuar ndryshim dhe për të sfiduar një sistem që, sipas tij, nuk përfaqëson më vullnetin e qytetarëve të Iranit.
“Unë jam me ju. Populli i Izraelit është me ju”, përfundoi fjalimin e tij, duke dhënë një mesazh mbështetjeje për iranianët që mund të ndihen të shtypur apo të pafuqishëm nën regjimin aktual.
Deklarata vjen në një kohë jashtëzakonisht të tensionuar, me përplasje të rënda ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, dhe mund të shihet si një përpjekje për të nxitur ndasi të brendshme në Iran apo për të fituar simpati në nivelin e opinionit publik iranian.
- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara. Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush dhe nuk ka forcë që të na ndalë dhe që të na kthejë mbrapa” - 17/10/2026
- Rusia dhe talibanët po afrohen gjithnjë e më shumë, çfarë përfiton secila palë? - 17/10/2026
- Pezullimi i sanksioneve ndaj Rusisë nga Trump, Kremlini mirëpret vendimin e Presidentit amerikan: Një moment historik - 17/10/2026