11.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Në Teatrin Skampa të Elbasanit bëhet “Një dasmë e hatashme”

“NJË DASMË E HATASHME” në datat 14, 15, 16 në Teatrin Skampa të Elbasanit, ora 18:00, me Julian Dedën, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha.


I zoti dasmës Kiço Londo.

Komedi tipike britanike që përfshin një numër të pafund përplasjesh me shpejtësinë e dritës. Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë. Dhëndri dhe shoku që është dhe kumbari (duke mos ditur kush është vajza) e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të përdorin shërbyesen e dhomave. Situata bëhet më e ndërlikuar pasi zbulohet identiteti i vajzës dhe i shërbëtores. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët.Gjitthçka funksionon në fund por jo pa dhimbje. Kohëzgjatja 80 min.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x