13.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Në burg për pastrim parash dhe fshehje pasuri, vihet në sekuestro pasuria e Alda Klosit

Ish-zyrtares së lartë, Alda Klosit, iu është sekuestruar një apartament dhe një garazh. Mbi ish-zyrtaren e shtetit, rëndojnë disa vepra penale: “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale”; dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Ish-zyrtarja e cila u arrestua pak ditë më parë, është dërguar në burgun e grave “325”. Ajo u nxorr nga spitali QSUT, ku po kurohej për luhatjet e tensionit, e është vendosur në qelinë e saj të paraburgimit ku edhe do të presë deri në dhënien e vendimit për të nga Gjykata.

Alda Klosi është transferuar në burgun e grave 325 te “Ali Demi”, institucion ku qëndron dhe pastruesja që ishte punësuar në banesën e saj, Rozeta Dobi. 42-vjeçarja është vendosur ne dhomën e observimit të paraburgimit ku do qëndrojë 5 deri në 10 ditë, e më pas do të kalojë në dhomën e saj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x