9.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Lëvizin shefat e komisariateve në Lezhë, Laç, Mirditë, Kukës e Kavajë

Lëvizje shefash në disa komisariate në vend në Policinë e Shtetit.

Mësohet se në Kavajë është emëruar Gazmend Dermozi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Emiljano Pashajn, që merr detyrën e specialistit për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në komisariatin e Lezhës është emëruar Behar Caka, në Mirditë Paulin Çupi, ndërsa në Laç Dritan Meta.

Ndryshim ka pasur edhe në komisariatin e Kukësit ku është emëruar Julian Qyta, më herët specialist në Drejtori të Përgjithshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x