15.5 C
Tirana
12 / 02 / 2026

Ndarja e çmimeve, Olimpiada “Rroke Shkencën”/ Kolegji “Preka” fiton çmimin e parë të edicionit të IV

Është zhvilluar pasditen e djeshme ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të IV të olimpiadës “Rroke Shkencën”, midis shkollave të mesme të qarkut Korçë, organizuar nga Laboratori i Dijes, në Universitetin “Fan Stiljan Noli”.

Edhe këtë vit pati një pjesmarrje të madhe të nxënësve në të gjitha disiplinat, ku për herë të parë u zhvillua dhe olimpiada e gjuhës angleze.

Përgëzime u përcollën në këtë ceremoni nga rektori i Universitetit, Prof. Dr. Dhimitri Bello dhe drejtues të pushtetit vendor, për punën dhe përkushtimin e studentëve të “Laboratorit të Dijes”, që nën kujdesin e veçantë të zëvendës rektorit për mësimdhënien Dr. Artur Adili, sollën një tjetër edicion të suksesshëm të kësaj olimpiade.

Këtë vit në olimpiadë morrën pjesë 21 shkolla të mesme të qarkut të Korçës, me rreth 500 nxënës të cilët konkuruan në 8 disiplina.

Çmimin e parë të këtij edicioni të olimpiadës e fitoi Kolegji “Preka” në Korçë. Ndërkohë çmimin e dytë e fitoi shkolla “Nehemia” në Pogradec dhe në vend të tretë u rendit gjimnazi “Themistokli Gërmenji” në Korçë.

Me çmime nderi dhe inkurajuese u vlerësuan edhe shkollat e tjera pjesëmarrëse, të cilat gjithashtu treguan një përgatitje serioze dhe cilësore në këtë olimpiadë të kthyer tashmë traditë për universitetin e Korçës.

Ceremonia u zhvillua në teatrin “Andon Z. Çajupi” me pjesmarrjen e qindra nxënësve e mësuesve të tyre, të cilët kanë marrë falënderimet e drejtuesve të universitetit për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin serioz në këtë olimpiadë.

316220263_564062989064725_2786413390637119347_n.jpg317078437_564060889064935_5049633180747402584_n.jpg317074521_564061252398232_1232447232937779957_n.jpg316951054_564061132398244_1582559695471774964_n.jpg316945428_564060842398273_8684094631061214340_n.jpg317074224_564060979064926_4113888730098235790_n.jpg316956675_564060925731598_1048940802871950104_n.jpg316414332_564063072398050_2460470435441182853_n.jpg317083774_564061079064916_7494031068206040658_n.jpg316687275_564063055731385_3301268079137941359_n.jpg316810140_564061165731574_4583698434708365803_n.jpg316950053_564060949064929_7828356192046258912_n.jpg317080093_564061189064905_2621906932797445565_n.jpg317069726_564060999064924_4797147575047674965_n.jpg

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x