11.5 C
Tirana
12 / 02 / 2026

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e shkrimtarit të madh Mitrush Kuteli

Atalanta Pasko, e bija e shkrimtarit të madh, Mitrush Kutelit, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Mësohet se ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën.

Ajo ishte regjisore montazhi e mbi 20 filmave artistikë.

Atalanta Pasko ka lindur më 23 Prill 1951 në Tiranë. Pasko ishte redaktore filmash, e njohur për veprat: Nusja dhe shtetërrethimi (1978), Gjeneral gramafoni (1978) dhe Në fillim të verës (1975).

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x