11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Namik Dokle rrëfehet pse u largua nga politika: Kam dalë njëherë dhe nuk hyj më

I shkëputur tërësisht nga politika, shkrimtari Namik Dokle si rrallë herë ka treguar momentin kur ai ka vendosur të lërë jetën aktive në politikë dhe t’i përkushtohet shkrimeve dhe librave.

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Dokle ndër të tjera foli edhe për librin e tij më të fundit, “Covid 1984”. Ai u shpreh se që nga momenti që ka vendosur të merret me letërsi, politika nuk është në planet e tij, madje ai u shpreh se “unë kam dalë dhe nuk hyj më”.

Politika tha ai është e tensionuar, ndërsa letërsia është krejt ndryshe, e bukur. Ai u shpreh se për momentin nuk do të shkruajë për politikë, madje tha se kur të vijë ai moment do të botojë ditarin e tij me 4 mijë faqe, i shkuar gjatë kohës kur është marrë me politikë.

“Nuk kam pasur ndonjë synim të bëhem politikan, por në atë periudhën e ndryshimeve të mëdha, shumëkush nuk kishte menduar të bëhej politikan, por u futën shumë mjekë, inxhinierë…dhe me zuri edhe mua ai kamxhiku i politikës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x