Nga Auron Tare
Ndër thesaret e grumbulluara nga Familja Mbretërore e Anglise dhe ekspozuar në Muzeumin e famshëm të “Victoria & Albert”, gjëndet edhe një Libër Lutjesh Kishtare. Kapaku prej argjendi dhe mjeshtëria e lartë e gdhendjes e bëjnë atë të denjë për një thesar mbretëror. Ky Libër Lutjesh është pjesë e një koleksioni të Mbretëreshës Viktoria. Kujtojmë se Mbretëresha Viktoria ishte ndoshta Mbretëresha e fundit e cila ishte në krye të Perandorisë më të madhe që ka njohur Bota. Apo Perandoria ku dielli nuk perëndonte kurrë. Ndër shumë e shumë objekte të rralla që vinin nga cdo anë e kësaj Perandorie, Libri i Lutjeve që ndodhet në këtë koleksion vinte nga një fshat i vogël në këmbët e Malit të Gramozit, Nikolicës së Korces.
Në ekspozitën e këtij Koleksioni fatkeqësisht nuk kemi shumë detaje se si ky Liber i rrallë u gjend në duart e Mbretëreshës por fatmirësisht kemi emrin e mjeshtrit që e punoi atë, Manos i Nikolicës së Korçës.
Mjeshtëri Manos ka humbur në mjegullën e kohës dhe të paktën unë nuk kam dëgjuar asgjë për të, por mjeshtëria e tij e rrallë do të vazhdojë të ekspozohet në këtë Koleksion Mbretëror duke treguar mbi artin e mjeshtërve të dikurshëm në trojet tona.


- Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran - 07/02/2026
- Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam” - 07/02/2026
- Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri - 07/02/2026