Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka reaguar pas emërimit të Ferit Hoxha në krye të diplomacisë shqiptare, duke i përcjellë një urim publik, por njëkohësisht edhe një mesazh politik.
Në një postim në profilin e tij në faebook, Mustafaj e cilëson Hoxhën si “koleg të hershëm” dhe kujton bashkëpunimin e tyre të afërt në kohën kur drejtonte Ministrinë e Jashtme. Ai thekson se ka qenë ndër ata që i kanë dhënë “shtysën e parë të madhe” në karrierën diplomatike, duke e përfshirë në rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve.
“Si koleg i hershëm, por edhe si ministër që e përfshiva në rrethin e afërt të bashkëpunëtorëve të mi duke i dhënë shtysën e parë të madhe karrierës së tij, i uroj përzemërsisht suksese Ferit Hoxhës”, shprehet Mustafaj.
Por përtej urimit, ish-kryediplomati ngre edhe një pritshmëri konkrete për mandatin e ri. Ai shpreh shpresën që një nga aktet e para të Hoxhës si ministër të jetë revokimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, të miratuar së fundmi në Parlament.
Sipas Mustafajt, ky ligj “godet rëndë integritetin e trupës diplomatike të Republikës së Shqipërisë”, duke lënë të kuptohet se debati për reformimin e shërbimit të jashtëm mbetet një çështje e hapur dhe e ndjeshme.
- Inspektori i Përgjithshëm Z. Dashnor Sula vlerëson Raportin Vjetor të AKSEM: Siguria në miniera, prioritet absolut - 27/02/2026
- Shorti Champions/ Një finale e parakohsme, Reali gjen Cityn, PSG ‘peshkon’ Chelsea-n. Zbulohet rruga e ekipeve deri në Budapest - 27/02/2026
- Lindja e një djali shpëton fisin indigjen Akuntsu nga zhdukja - 27/02/2026